E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne miniere, plagoset rende punetori

Puke - Nje punetor eshte plagosur rreth ores 17:00 teksa po punonte ne minieren e Menlles, ne afersi te Qafes se Malit. Zef Cuni eshte demtuar rende ne koke dhe eshte bere transportimi i tij per ne spitalin e Pukes. Nderkohe qe ai do te sillet ne kryeqytet, ku do te marre ndihme mjekesore te specializuar. Zef Cuni nga Puka ka marre plage te renda ne koke si pasoje e spostimit te rrulit. Mesohet se eshte ne gjendje kritike per jeten, ndaj pritet qe me mberritjen e tij ne Spitalin Ushtarak t'i behet nje nderhyrje kirurgjikale ne koke. Ende nuk dihen rrethanat e sakta te kesaj ngjarjeje, por burimet lokale bejne te ditur se Pellumb Pjetri, eshte goditur nga makinerite e minieres per shkak te mungeses se sigurise ne pune. Prej kohesh minatoret e te gjithe vendit kane zhvilluar protesta dhe greva te njepasnjeshme per plotesimit e kerkesave te tyre ne lidhje me sigurine e jetes ne pune dhe pagave te uleta. Por deri me sot te gjitha keto reagime kane rene ne vesh te shurdhet. Madje edhe rastet e shumta te tragjedive dhe vdekjeve te minatoreve neper miniera, nuk kane sjelle nje reagim per plotesimin e kerkesave te tyre. Nderkohe 3 nentori eshte vendosur te jete data, kur minatoret do te zhvillojne protesten e radhes per te arritur qe te bindin qeverine shqiptare per te permbushur kerkesat e tyre. Vendimi u arrit pas mbledhjes se Keshillit Kombetar te Minatoreve nga vende te ndryshme te Shqiperise duke theksuar se kjo proteste do te zhvillohet ne Tirane pergjate rrugeve kryesore te qytetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›