E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohet polici i Hanit te Hotit dhe ish-kolegu i tij

Shkoder - Pezullohet nga detyra inspektori i policise ne Piken e Kalimit Kufitar te Hanit te Hotit ne Shkoder, Shaqir Hasanaj, i cili eshte vene nen hetim per akuzen e "korrupsionit". Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit gjate nje komunikimi me mediat, beri te ditur dje, se ka filluar hetimi ne ngarkim te punonjesit te policise, Shaqir Hasanaj, si dhe ndaj ish -punonjesit te policise, Tom Camaj. "Ndaj tyre po zhvillohen hetime per vepren penale te "shperdorimit te detyres" dhe "korrupsionit pasiv nga punonjes qe ushtrojne funksione publike", thane burimet zyrtare. Policia e Shtetit, tha se nga ana e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem dhe Drejtorise Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar, ka filluar hetimi ne ngarkim te punonjesit te policise, si dhe ndaj ish-punonjesit te policise, i cili aktualisht tani punon si taksist dhe ka dale ne reforme me date 9 nentor 2006. Ndaj punonjesit te policise kufitare, Inspektor Shaqir Hasanaj eshte marre masa disiplinore pezullim nga detyra, per t'i hapur rrugen hetimit te ceshtjes. Ndaj tyre po zhvillohen hetime per veprat penale te "shperdorimit te detyres" dhe "korrupsionit pasiv nga punonjes qe ushtrojne funksione publike". Gjithcka ka te beje me kalimin e paligjshem te mallrave dhe njerezve ne kete pike kufitare me Malin e Zi. Policia e Shtetit fton subjektet dhe qytetaret qe te denoncojne ne polici rastet e korrupsionit, permes numrit telefonik 129 ose duke kontaktuar me sherbimet perkatese prane cdo Drejtorie te Policise ne qarqe. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›