E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje gazetar e permbysi presidentin e Tunizise

Ai quhet Taoufik Ben Brick dhe eshte gazetar i pavarur. shte nje nga...ose ishte nje nga opozitaret me te rrepte te presidentit te larguar ne drejtim te paditur Ben Ali. Ishte i vetmi qe mbante nje qendrim te ashper dhe e denonconte pa meshire regjimin e instaluar nga presidenti tunizian permes botimeve ne mediat franceze. Dhe dhuna e pushtetit te Ben Alise veproi edhe mbi te. Iu sajua nje ngjarje banale u arrestua dhe rrezikonte deri ne 5 vjet burg. Ngjarja ishte kjo ai akuzohej se kishte dhunuar nje grua pasi e kishte gervishtur makinen e saj ne nje sherr banal te imagjinuar pra kishte goditur nje femer. Pas kesaj ngjarjeje gjithe bota mediatike dhe ajo politike u sensibilizuan dhe i dolen ne mbrojtje gazetarit te lenduar dhe te burgosur padrejtesisht.


Taoufik Ben Brick ka shkruar edhe libra kunder presidentit te tij autoritar dhe te korruptuar te cilin ai me ironi e quante jo Ben Ali po Ben Avi vie - i perjetshem fr.. Pasi doli nga burgu ai u largua nga vendi dhe qendroi ne Paris. shte e njohur letra e hapur qe ai i dergoi presidentit Sarkozi te cilit i kerkonte qe te bisedonin per gjendjen e mjere te lirise se shtypit dhe krizen e thelle ne Tunizi. Pra tri dite pasi ishte liruar nga burgu ne te cilin qendroi 6 muaj ai i shkroi presidentit francez. Ai u lirua me 27 prill 2010.
Nga ajo kohe Tunizia nuk ishte me e qete dhe per pasoje sot presidenti i korruptuar njeriu qe ka shkaterruar opoziten ne ate vend dhe qe ka vjedhur votat ose me sakte njeriu qe fitonte mbi kedo sot ka ikur pa nam e pa nishan.


Edhe ne vitin 2009 pra pas zgjedhjeve te vjedhura ne Shqiperi une e pata krahasuar Sali Berishen me Ben Aline. Sali Berisha ka 20 vjet qe na rri neper kembe e na shfaqet kudo ashtu si Ben Ali. Sali Berisha do te mbahet mend nga shqiptaret se ai instaloi sistemin e vjedhjes se votave ne hapesiren shqiptare. Nen shembullin e tij sot edhe Kosova eshte zhytur ne batak demokratik dhe ish- luftetaret e dikurshem armiq potenciale te Sali Berishes jane bere sot aleatet me te zellshem te tij sepse prej tij mesuan si te rrine ne pushtet duke vjedhur votat.


Mirepo edhe perballe Sali Berishes ashtu si perballe Ben Alise eshte nje pjese dinjitoze e medias sone jane disa gazetare me kurajo dhe me integritet nder te cilet une do te permendja Mero Bazen. Mero Baze nuk ka reshtur asnje dite se beri publike ato qe di ato qe investigon dhe ato qe atij i vijne si lajme nga agjenci te rendesishme. Dhe Sali Berisha kurre nuk ka qene me lakuriq sesa sot. Ai provoi ta shkaterronte Mero Bazen por nuk ia doli dot. Natyrisht ne nuk jemi Tunizia nuk jemi vend i Afrikes se Veriut por ne jemi gjitone me mafien dhe Berisha ka perdorur te gjitha metodat mafioze per ta trembur per ta shkaterruar ekonomikisht per ta eliminuar shtypin kritik por nuk ia ka dale.


Ashtu ka bere edhe me Shekullin botuesin e se ciles nuk le rast pa e sulmuar publikisht duke i permendur se fundmi nga salla e Kuvendit vdekjen dhe testamentin. Kryeministri yne u detyrua te fyeje edhe dekanin e gazetarise investigative Filip akulin. Pas kesaj ai duhet te mendohet mire.


Por denoncimet e perditshme te medias dinjitoze e kane shpartalluar tashme njeriun me te korruptuar te hapesires shqiptare Sali Berishen. Shtypi shqiptar qe kundershton Berishen dhe media me frymezim qytetar eshte sot me e besueshme se kurre. Ne anen tjeter eshte Albin Kurti i cili po e mban gjalle frymen e mosnenshtrimit ndaj mafies se pushtetit ne Kosove qe po kerkon te berishizoje sistemin demokratik atje.
Ben Ali thone se u nis me avion per ne France dhe ka perfunduar ne Arabine Saudite. Natyrisht ne nuk jemi vend afrikan dhe une ende shpresoj se pas zemerimit ne rritje te shqiptareve per kryeministrin qe po u vret endrrat dhe po instalon shkaterrimin e institucionit te votes sa ne Shqiperi aq edhe ne Kosove ai Sali Berisha pra do te gjeje kurajon qe te dorehiqet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›