E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rotacion apo zgjidhje

SOS mazhoranca
Ne horizontin politik po shfaqen zgjedhjet e parakoheshme. Apriori ne favor te opozites ato jane zgjidhja me komode dhe per vete mazhorancen pas kompromentimit te integritetit demokratik prej refuzimit te transparences se votes e rrenimit te imazhit si
ikone e duarve te pastra. Shpallja e tyre si kryelajm do te rikonfiguronte vemendjen e
befasonte opoziten si nje epilog mbreselenes qe mund te amortizonte sadopak CV e renduar te qeverisjes duke u trumbetuar si precedent emancipimi e aset politik ne ballafaqimin elektoral. Zgjedhjet e reja si valvola te shkarkimit te stresit qeveritar prej renies se lire ne bursen politike do te mund te clironte ate prej pengut te ortakut ne koalicion duke kontribuar ne kohezionin e integritetin aq te domosdoshme per performim. Zgjedhjet do te mund te testonin dhe lidershipin ekzistues duke rivitalizuar e promovuar
risine sebashku me entuziazmin e optimizmin qe e shoqeron ate. Tashme qe fletet e votimit u dogjen e nuk mbahet me fryma pezull per riskun e etiketimit formalisht si varrmihes te votes sfida per qeverine nuk eshte me shmangja e zgjedhjeve te parakoheshme me kosto politike ne rritje nese refuzohet por momenti se kur e nen administrimin e kujt Per te pasi te kete kaluar vala e tsunamit te skandalit ne zyrat e saj sa me shpejt te zhvillohen aq me mire. Tashme qe kapaku i privatesise se qeverisjes eshte hapur qe e keqja te mos behet me e keqe nuk mbetet vec te nxitohet ne zgjedhje te
parakoheshme me cka mbetur ende e paprekur prej aseteve politike. Kjo do te
garantonte nje shans per statukuo qeveritare deri ne zgjedhje me avantazhet apriori
- menazhim fondesh publike kontroll mbi administraten gjykatat burgjet hapesire
mediatike gjithsesi e pasigurte tashme qe opozita e publiku kane humbur besimin
se mazhoranca do te mbaje duart larg votes se lire.


Vetlargimi aset

Skandali me i fundit me skeletet ne dollapin e zyrtareve te larte deklarimi i mbeshtetjes apriori e rreshtimi sebashku prej majes se qeverisjes zigzaket e pakuptimta deri ne doreheqje niveli jo profesional i marredhenieve me publikun per te minimizuar demet e skandalit doreheqje
qe nuk u menaxhua e motivua si duhet jane nje mundesi per opoziten per te
ushtruar trysni demokratike per zgjedhje te reja nen administrim asnjeanes.
Pergjimi nuk mund te konfirmohet si standart normal etik ne demokraci por nderkohe konteksti e performanca nuk duhet te degjeneroje deri atje sa te provokohet perdorimi i cdo mjeti sikurse greva e urise se opozites dikur aq sa e parekomandueshme ishte dhe e pashmangshme perballe papergjegjshmerise e pandjeshmerise se mazhorances ndaj fatit te votes se lire. Qeveritaret duhet te ofrojne transparence e nese nuk performojne
vetlargim. Ne mungese te tij edhe pergjimi behet domosdoshmeri. Vetlargimi duhet
institucionalizuar e precedenti i fundit ndersa duhet pershendetur duhet ndjekur
nga te tjere. Ai nuk duhet te materializohet vetem kur problematika shnderrohet ne
mal qe vret syte ne kushte shah-mat por duhet pare si aset kredibilitet e shans per
riciklim politik duke deshmuar pergjegjshmeri ndjeshmeri respekt e perulesi ndaj
elektoratit. Vetlargimi nuk eshte vrime e zeze ne CV e nje politikani por moment
kulmor sepse te gabosh apo dyshohesh per gabim eshte normale e te dorehiqesh eshte
fisnike. Ky incident pavaresisht dilemes se etikes qe ngerthen perben nje precedent
pozitiv sepse paralajmeron. Skeletet ne dollapet qeveritare nuk jane me te kycura
dhe e verteta e gjen rrugen jashte.


Ne emer te parimeve

Doreheqja kontradiktore e rradhes pavaresisht peshtjellimit lidhur me hipotezat per aktoret arsyet e dorezanite
eventuale qe ajo ngerthen ekspozon tabele te vetme qitjeje majen e piramides
qeveritare. Perpjekja e opozites duhet te mbetet parimore e kurrsesi bazuar ne konjuktura
apo kompromise interesash. Shansi e sfida eshte menaxhimi i situates aktuale per ta
perdorur si tharm te nje strategjie te suksesshme me finale zgjedhjet e parakoheshme
kontekst ky prezent dhe ne te shkuaren por qe nuk e ka cenuar statukuone qeverisese e eshte absorbuar ne honin e harreses politike. Aferat korruptive ne nivelet me te larta zyrtare jane guri i rradhes ne mozaikun e arsyejeve parimore qe opozita e sotme parashtron perpara shoqerise per domosdoshmerine e zgjedhjeve te parakoheshme
- neperkembja e interesit kombetar me mostrasparencen e kufirit detar neperkembja e jetes me Gerdecin mostransparenca e buxhetit ne lidhje me rrugen e Kombit mostransparenca e devijimit te strategjise se zhvillimit kombetar mostransparenca
e fatit te votes se lire etj.


Luksi i kohes

Sfida per opoziten nuk eshte thjesht
provokimi i zgjedhjeve por administrimi i tyre. Pas inkuizicionit ndaj votes se lire
ajo eshte e justifikuar per te mos pranuar kete mazhorance si tutor te tyre qe pervec
intimidimit te procesit mund te ricikloje krizen e rradhes te transparences. Meqe
opozita perjashton bojkotin per zgjedhjet e majit kjo nenkupton krijimin e nje qeverie
teknike sa me shpejt per ti dhene kohen e duhur qe te administronte zgjedhjet
lokale e te pergjithshme njekohesisht apo ne distance kohore te pershtatshme
paralelisht me amendimet ne Kodin Zgjedhor. Opozita urgjentisht duhet te riformatohet
ne funksion te zgjedhjeve te parakoheshme nese ato nuk imponohen prej saj
por lancohen ne befasi prej mazhorances. Ne kampin opozitar duhet te gjallojne te
gjitha forcat politike qe respektojne voten e lire e standartet e perendimore sepse
ideologjia sesa arsye per te ndare eshte motiv per te bashkepunuar. Qeveria hije
me titullar liderin e forces me te madhe duhet te jete prioritet per te bere sa me te
prekshme per elektoratin ekipin qe do te marre persiper te menaxhoje shpresat e
enderrat e tyre. Shoqeria po perjeton adrenalinen politike te rradhes nderkohe qe durimi i saj per normalitet po soset. Dy dekada enderrash e shpresash qe tashme jane zhbere keq nga politika qe ka shperdoruar pamase besimin e sinqeritetin e nje populli fisnik
ndaj te cilit me e pakta qe mund te beje eshte ndjesa e ringjallja e shpreses. Zgjedhjet
e reja duhet te ofrojne zgjidhje reboot te sistemit e jo thjesht rotacion apo upgrade
te abuzimit ndaj nje shoqerie qe meriton prej kohesh me shume.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›