Skandali Xhenova nje anija shqiptare ne trafikun radioaktiv

Fatkeqesisht vitet e fundit emri i Shqiperise ne disa raste eshte perfshire ne afera qe kane te bejne me lendet apo teknologjite berthamore. Permendim ketu dyshime per trafikim nepermjet territorit shqiptar te nje substance te quajtur jellow cake apo qe 4 pound rreth 2 kg uranium te kapura ne Moldavi pak muaj me pare do te kalonin transit nga Porti i Durresit.
Kontejneri me rrezatim te llahtarshem kobalti ne Portin e Xhenoves ka bere xhiron e botes per te mberritur ne kete port. Ne rrugetimin e dokumentuar te ketij kontejneri gjendet edhe Porti i Xhoja Tauro-s ne Kalabri edhe emirati ekzotik i Shariahit pjese perberese e Emirateve te Bashkuara Arabe por edhe transportimi i kontejnerit te mbushur me baker katodik dhe kobalt radioaktiv ne bordin e nje anije prone e nje shtetasi shqiptar.
Kjo anije eshte marre me kontrabande armesh me vendet e Detit te Zi per llogari te trafikanteve shqiptare dhe te huaj deri rreth nje vit para tragjedise se Gerdecit.
Ka indicie qe kane ne qender te tyre Portin e Durresit per trafiqe gjithfare plehrash importi nga me te rrezikshmet dhe personazhe tahmaqare te cilet per para jane te gatshem te kryejne cdo krim.
Na ngelet ne shqiptareve te behemi vigjilente ne mos per te mbrojtur jeten tone te pakten per te mbrojtur te ardhmen e femijeve tane. Ne nuk mund tia lejojme vetes ta bejme tere Shqiperine si Bradasheshin ku krahas gjelave me kater kembe e vicave me dy koke te na lindin edhe femije- mostra vetem e vetem per te fryre llogarite bankare te trafikanteve dhe politikaneve firmoses ne bankat e British Virgin Islands ne bankat e Bakuse te Azerbajxhanit apo ne Niksicka Banka te Malit te Zi.
SHNIM I RNDSISHM - Kjo deshmi eshte pjese e nje artikulli te zgjeruar qe do botohet ne ditet ne vijim. Autori eshte pjesetar i nje ekipi investigativ te ngritur nga Shekulli ekip i cili ka ne axhende nje numer ceshtjesh te mprehta te lidhura me trafikun e mbetjeve te rrezikshme. Ne se paku dy prej tyre deshmohen implikime te renda te qeverise shqiptare me mafien e mbetjeve te rrezikshme ne perpjekje per te hapur korridore te ligjshme te trafikut ne token shqiptare.
Transiti i lendeve radioaktive dhe qeveria e Tiranes
Redaksionale
Projektligji per transitin e mbetjeve radioaktive i hap rruge disa ceshtjeve me rrezikshmeri shume te larte per Shqiperine. Qe ne vitin 1987 ka pasur nje perpjekje zyrtare te qeverise franceze per te lidhur marreveshje zyrtare me ish-qeverine shqiptare per depozitimin e mbetjeve radioaktive ne territorin tone. Nje grup i madh shkencetaresh shqiptare te Akademise se Shkencave te asaj kohe moren ne shqyrtim propozimin dhe e hodhen poshte ne menyre unanime per nje sere arsyesh shume te rendesishme te cilat do te shpjegohen ne Shekulli ne ditet ne vijim.
Kryeministri i sotem i Shqiperise qe gjate ketyre viteve ka firmosur me lehtesi skandaloze edhe nje sere vendimesh te tjere me pasoja te renda per integritetin territorial te vendit - mes te cilave firmosje brenda pak muajsh per kerkesa qe fqinje tanet kane nje shekull qe i kerkojne pa arritur ti marrin - ka me shume se nje pergjigje per te dhene mbi vendimin per te lejuar transitimin e mbetjeve radioaktive ne Shqiperi.
Disa nga pyetjet qe ben sot publiku shqiptar jane Kush ia ka kerkuar kete ligj kryetarit te qeverise se Tiranes Cilat jane arsyet e miratimit te tij me urgjence dhe ne kushte skandaloze te mungeses se transparences Kujt i intereson transitimi i lendeve radioaktive ne territor shqiptar dhe si lidhet ky vendim me kuadrin e detyrueshem te transportit nderkombetar te lendeve radioaktive Ne nuk jemi prodhues te lendeve te tilla dhe gjithashtu nuk jane te tille as vendet me te cilat Shqiperia ndan kufi. Dhe e dyta asnje kryeminister nuk mund te marre nje vendim te kesaj kategorie pa i marre leje popullit ne menyre referendare
Graziano Cetara Xhenova
Asnje nuk mund ti afrohet atij kontejneri prej muajsh madje as peshkataret e se dieles te cilet shpesh afrohen packa ndalesave te vena nga autoritetet portale. Kontejneri cliron radioaktivitet nga nje kuti kobalti akoma misterioze dhe e paidentifikuar e afte per te leshuar rreze gama per kilometra te tera ne ambient te hapur. Por eshte e mbyllur mes mureve te nje paralelepipedi e izoluar ne mes te nje zone ne port te spastruar nga gjithcka dhe nga cdo gje nga punonjesit dhe nga vizitoret e rastit.
Ndodhet aty ne karantine mbi cimenton e modulit te gjashte dhe te fundit te portit te Xhenovas. shte kthyer tashme ne nje makth per gjithe qytetaret e Xhenoves. Kontejneri ka mberritur ne portin e qytetit ne 14 korrikun e shkuar nga nje anije me origjine nga Lindja e Mesme. Destinacioni i shenuar ne letra ishte nje fabrike e Aleksandrise. Tashme eshte kthyer ne qender te dyshimeve te forta gati-gati nje intrige nderkombetare gjyqesore dhe administrative qe ka ngjallur shqetesim te forte te banoret madje ka ushqyer edhe nje sere legjendash urbane.
Disa mendojne se permban nje bombe te terroristeve te tjere qe jane mbetje radioaktive te ndonje centrali nuklear. Ashtu apo keshtu tashme ka frike te madhe dhe vizita te shtuara mjekesore qe kur u vu re nje ngordhje masive e pulebardhave ne zone. Se cfare ka realisht brenda atij kontejneri kjo do mbetet mister derisa vulat te hiqen dhe te hapet me robot pakoja misterioze. E dhena e sigurt eshte se ceshtja e kontejnerit radioaktiv ka aktivizuar nje procedure urgjente e percaktuar nga vete ekspertet si e papare ne historine detare italiane. Me te po merret aktualisht nje ekip super-ekspert i koordinuar nga Drejtoria Qendrore per Mbrojtjen Civile ne Ministrine e Brendshme dhe ne menyre te vecante nga nje divizion i specializuar ne mbrojtje atomike.
Ne fillim kontejneri eshte rrethuar nga kontejnere te tjere te mbushur me uje uji frenon perhapjen e radioaktivitetit pasi u izolua nga nje kufi i ngritur me kuti metalike te zbrazura. Tani duhet hapur por per tu marre me kete operacion do te jete nje robot i ndertuar nga nje shoqeri per llogari te Ministrise se Brendshme. Ku dhe kur Brenda shkurtit nese nuk do te kete vonesa burokratike brenda nje bunkeri qe eshte ngritur poshte hundes te te gjitheve pikerisht ne modulin e gjashte te portit. Kjo ndertese e ngritur me mure kontejneresh shumengjyresh eshte mbushur me cimento. Shume shpejt do i vene edhe catine me material plastik. Ne fund do te lihet e lire vetem nje porte me fytyre nga deti nga e cila do hyje roboti detyra e te cilit eshte hapja e kutise dhe kontrolli brenda saj me ane te disa mikro kamerave. Por para se gjithash duhet te fillojne aksionin disa instrumente te panjohura super te fshehta qe do vihen ne dispozicion te zjarrfikesve lokale nga inteligjenca ushtarake.
Me perpara kjo ngarkese ka kaluar gjysmen e botes duke perfunduar per disa ore edhe ne portin Gioia Tauro perpara se ta kthenin ne bordin e anijes me destinacion Xhenoven. Radioaktiviteti eshte frenuar ne nisje nga metale te tjera prezente ne kontejner 19 ton baker e vleresuar me rreth 150 mije euro.
Tanime pika kryesore eshte nje tjeter. Nga njera ane te lirohemi urgjentisht nga kjo prezence shqetesuese. Prefektura e Xhenoves ka nje objektiv te vetem rikthimin e ngarkeses se frikshme ne menyre sa me te shpejt derguesit ashtu sic tregon dhe ligji. Nga ana tjeter te kuptojme se cfare fsheh dhe te dalin arsyet se pse kjo ngarkese ka perfunduar ne nje anije per te kaluar dete qe ndajne Portin Jeddah ne Emiratet Arabe deri ne Itali.
Pjesa me e thjeshte e kesaj ceshtjeje ka qene menyre e ardhjes se ngarkeses duke pare se te gjitha subjektet kane dale ne pah nga kontrolli ne dokumentacionin e ngarkim shkarkimit te cilet me pas edhe jane kontaktuar. Bakri duke perfshire kobaltin eshte derguar ne mes te korrikut nga Sunmetal Casting llc shoqeri nga qyteti i Ajmenit ne Emiratet e Arabe e specializuar ne riperdorimin e materialeve te zonave industriale. Kjo ngarkese eshte blere nga Sigimet Surl Pozzolo Formigaro province e Aleksandrise nepermjet nje agjencie xhenoveze e cila vite me perpara ishte ne qender te vemendjes per nje tjeter kontejner ne ate kohe i mbushur me krom. Edhe atehere mobilizimi per rehabilitimin ishte impotent. Prejardhja u zbulua menjehere ishin mbetje te ish- industrise kimike Stopani Cogoleto. Ndersa kobalti arab ngelet akoma me enigma.
Me perpara ishte folur per perberje te centraleve atomike iraniane bomba me perberje te piset te fabrikimit islamik mbetje radioaktive te destinuara per tu hedhur ne menyre klandestine aty ku trafikantet do mund te cajne.
Dhe kundrejt ketyre iniciativa e vetme ishte ajo e Sandro Tomasit dhe e disa te rinjve te zones qe kane mundesuar nje levizje me emrin Beje Vete. Me disa aparatura kane shkuar vete te masin sasine e kontaminimit. Vete Sandro mori nje aparat dhe shkoi ne zonen e ndaluar. Ai filloi te kontrollonte sa rrezatim qarkullonte ne ajer. Degjohen lloj lloj historish. Dime qe verifikime jane bere edhe nga Arpal. Donim qe ti preknim me duart tona.
Rezultati Helmi rrezatonte ne nje rreze per rreth 220 metra rreth kontejnerit. Me pas rrezatimi pakesohej. U qetesuat Pak dhe jo shume.
Shumica e njerezve qe dalin xhiro te apasionuarit e vrapit ne te gjitha stinet dhe familjet Xhenova njihet si qyteti i sportit dhe i kohes se lire nuk mund te qetesohen pa u hequr qafe ai kontejner. Ata kane jetuar deri me sot me krenarine pas perdeve te palmave qe rrethojne bregdetin e tyre.