Transiti i lendeve radioaktive dhe qeveria e Tiranes
Redaksionale
Projektligji per transitin e mbetjeve radioaktive i hap rruge disa ceshtjeve me rrezikshmeri shume te larte per Shqiperine. Qe ne vitin 1987 ka pasur nje perpjekje zyrtare te qeverise franceze per te lidhur marreveshje zyrtare me ish-qeverine shqiptare per depozitimin e mbetjeve radioaktive ne territorin tone. Nje grup i madh shkencetaresh shqiptare te Akademise se Shkencave te asaj kohe moren ne shqyrtim propozimin dhe e hodhen poshte ne menyre unanime per nje sere arsyesh shume te rendesishme te cilat do te shpjegohen ne Shekulli ne ditet ne vijim.
Kryeministri i sotem i Shqiperise qe gjate ketyre viteve ka firmosur me lehtesi skandaloze edhe nje sere vendimesh te tjere me pasoja te renda per integritetin territorial te vendit - mes te cilave firmosje brenda pak muajsh per kerkesa qe fqinje tanet kane nje shekull qe i kerkojne pa arritur ti marrin - ka me shume se nje pergjigje per te dhene mbi vendimin per te lejuar transitimin e mbetjeve radioaktive ne Shqiperi.
Disa nga pyetjet qe ben sot publiku shqiptar jane Kush ia ka kerkuar kete ligj kryetarit te qeverise se Tiranes Cilat jane arsyet e miratimit te tij me urgjence dhe ne kushte skandaloze te mungeses se transparences Kujt i intereson transitimi i lendeve radioaktive ne territor shqiptar dhe si lidhet ky vendim me kuadrin e detyrueshem te transportit nderkombetar te lendeve radioaktive Ne nuk jemi prodhues te lendeve te tilla dhe gjithashtu nuk jane te tille as vendet me te cilat Shqiperia ndan kufi. Dhe e dyta asnje kryeminister nuk mund te marre nje vendim te kesaj kategorie pa i marre leje popullit ne menyre referendare