Një gjeneral porosit katalonasit: Spanja nuk është Jugosllavi

Spanja nuk është as Jugosllavi, e as Belgjikë dhe nuk ka asgjë nga kërkesat për pavarësi, i porositi katalonët e pakënaqur gjenerali spanjoll, Francisko Alaman.
“Madje edhe nëse luani fle, mos e provokoni, ngase do të tregojë ashpërsinë e dëshmuar gjatë shekujve”, tha Alaman, pasi që rrëfimi për ecjen e Katalonisë drejtë pavarësisë, pas protestave të mëdha në Barcelonë para dhjetë ditësh, vazhdoi me kërkesën për pavarësi financiare nga Spanja.
Katalonët kanë pyetur Komisionin e Evropës se a ekziston mundësia që ata si rajon të bëhen pjesë e BE-së dhe të eurozonës dhe se a mund të parandalojë Madridi këtë.
Në rrugët e Barcelonës kanë dalë mbi 1.5 milionë protestues, për të mbështetur kërkesën për pavarësi financiare, ndërsa kryeministri i Spanjës, Mario Rajoy, e ka kundërshtuar këtë propozim.