E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bill Clinton: Hillary e kualifikuar për presidente

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, theksoi se bashkëshortja e tij, Hillary Clinton, është e kualifikuar për të qenë presidente e SHBA-së.

Ai më tutje shtoi se ajo është lodhur nga funksioni i sekretares së shtetit dhe se nuk ka ide se çfarë mund të bëjë ajo në të ardhmen.

Clinton theksoi se Hillary dëshiron të bëjë një pauzë nga jeta politike dhe ndoshta të shkruaj një libër.

“Duhet t’i ofrojmë mundësinë që të organizojë jetën e saj dhe të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë”, theksoi ish-presidenti amerikan, duke shtuar se bashkëshortja e tij është në mesin e anëtarëve më të kualifikuar të Partisë Demokratike për të udhëhequr SHBA-në.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›