Venizelos-Loverdos, së bashku për riorganizimin e PASOK-ut
ATHINE - Zv/kryeministri dhe ministër i Financave Evangjelos Venizelos dhe ministri i Shëndetësisë, Andreas Loverdos njoftuan një iniciativë politike për të vepruar së bashku lidhur me rivendikimin e udhëheqjes së PASOK-ut.
Pas takimit në ministrinë e Financave, z.Venizelos tha se “ne mund të garantojmë stabilitetin. Një ndarje e re do të conte PASOK-un shumë prapa. Eshtë detyra jonë për të ecur përpara së bashku për PASOK-un, vendin dhe qytetarët e tij”.
Sipas z.Venizelos, për këtë iniciativë nuk ishte në dijeni kryetari i PASOK-ut, Jorgos Papandreu.
Ministri i Shëndetësisë, Andreas Loverdos deklaroi se “vendosëm të përpiqemi së bashku për atdheun dhe nëpërmjet PASOK-ut do të ecim dhe do të bashkojnë forcat. Në ditët e ardhshme unë do të paraqes propozimet e mia për filozofinë e re që duhet të ketë partia jonë”.
Ministri i Shëndetësisë duke iu referuar PASOK-ut tha se në tetor të 2009, “ndërmori detyrimin për të siguruar zgjidhje për problemet kronike në pak muaj dhe gjatë kësaj rruge Lëvizja jonë u godit dhe u plagos”, por shtoi se “është një lëvizje e ideve dhe e njerëzve, e dobishme në ecurinë e vendit. Kjo Lëvizje ka dhënë dhe ka ende shumë për të dhënë”.
Z. Loverdos theksoi në deklaratën e tij për nevojën e mbështetjes së qeverisë së kryeministrit Papadhimos me një mënyrë të qartë dhe praktike, sepse këtë kërkojnë interesat kombëtare.
“Greqia duhet të fitojë betejën më të rëndësishme dhe vendimtare që do të japë këto ditë si vend i Bashkimit Europian dhe i zonës së euros”, vuri në dukje z.Loverdos.
Ndërkohë nesër do të mblidhet Grupi Parlamentar i PASOK-ut.