E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje grua drejton Ravelin

Nathalie Marin drejtoi Orkestren e RTSH-se dhe pjeset nga Ravel Debussy Franck. Dirigjentja flet per raportin me muzikantet dhe publikun per disiplinen dhe per nje model aktivizimi te Orkestrave Simfonike


Koncertin e Orkestres se Radio-Televizionit Shqiptar ku interpretonte pianistja Fjorda Veizaj e drejtoi Nathalie Marin nje grua qe dha mjaft energji dhe ekspresivitet. Ajo dirigjoi muziken e Ravelit te koncertit per piano per doren e majte nje prelud nga Debussy dhe nje simfoni te Cesar Franck.


Nathalie tregon se kjo energji qe ka brenda vetes e shtyu te marre persiper detyren e dirigjentes. Ky eshte thelbi i muzikes ndarja e ketij pasioni me muzikantet e tjere. Ajo ka vite qe punon si drejtore artistike e Enoris Ansambli Orkestral i LIsere Lion por lodhet shpejt nga nje vend.


shte e ftuara e rregullt e Orkestres Kombetare te Kubes dhe shkon te drejtoje koncerte ne Danimarke France Itali Zvicer Austri SHBA etj. Kete jave ajo pati nje pervoje edhe me Orkestren e Radio-Televizionit Shqiptar nje bashkepunim qe i fali kenaqesi.


Nathalie Marin-it jep edhe nje model nga pervoja e saj ne Lion per ta afruar publikun me muziken klasike dhe per ta gjalleruar orkestren. Nje model qe mund ti sherbente edhe Orkestres se RTSH-se.

Punuat nje jave me instrumentistet shqiptare aq sa mund te jepni ne fund te kesaj pervoje nje mendim per nivelin e Orkestres se Radio-Televizionit Shqiptar.


Kjo pervoje me fali kenaqesi. Punuam fort cdo dite nga e hena ne te premten. Kishim arritur nje nivel te caktuar te henen dhe gjate provave ai nivel rritej. Ky eshte celesi i ketij profesioni. Te punosh te arrish diku ta rrisesh nivelin deri ne diten e koncertit.


Orkestra ka nje tradite te mrekullueshme. Muzikantet nuk e kishin luajtur kurre preludin e Debussy-se por ishin mendjehapur dhe te gatshem per te pranuar idete e mia mbi stilin muziken interpretimin.


Orkestra ka nevoje per instrumente te frymes oboe klarinete korno angleze. Ato jane te vjetra dhe tingulli nuk del i kendshem. Po mendoj per nje menyre si ta ndihmoj orkestren. E meriton.


Interpretuat pjese nga Ravel Debussy dhe Franck. fare kerkojne keta kompozitore nga orkestra


Dy pjeset e para nga Ravel dhe Debussy i takojne impresionizmit francez. Pjeset e ketyre kompozitoreve jane te veshtira per orkestren per frymen ne vecanti.


Ne fillim te shekullit kur Maurice Ravel e shkroi koncertin per piano gjate Luftes se Pare Boterore ai ishte komplet i cmendur. Kerkonte gjera te cuditshme nga instrumentet dhe muzika qe shkroi ishte e komplikuar.


Tingujt e Claude Debussy jane te vecante. Ne preludin qe u interpretua sonte marre nga nje poeme e Mallarm-se duheshin kapur motivet e sensualitetit e duhej mbajtur nje balance e emocioneve. Nuk kemi te bejme me nje pjese romantike. Duhet te dish tia percosh keto ndjesi publikut.


Pjesa e fundit simfonia e shkruar nga Cesar Franck eshte romantike dhe interpretimi i simfonise kerkon shume energji.


Ky eshte nje tipar qe bie ne sy tek drejtoni orkestren energjia.
Keshtu jam edhe ne jete. Nje njeri i mbushur me energji dhe pasione. Per kete arsye zgjodha muziken zgjodha te behem dirigjente.


Me pelqen ta ndaj kete energji me muzikantet ta transmetoj te publiku. Orkestres i jap gjithe forcen energjine dashurine dhe pasionin tim dhe ajo ma kthen. Ky eshte thelbi i muzikes ndarja e ketij pasioni se bashku.


Kete kenaqesi e mora me Orkestren ketu sepse shqiptaret ma kthyen dashurine. Vec kesaj eshte nje pune e veshtire. Levizjet te jene te qarta shprehese dhe te fuqishme ne te njejten kohe. Kjo eshte edhe detyra ime.


fare ju ndihmon te mbani gjalle kete energji


Punoj pa u ndalur dhe studioj shume. Zgjohem cdo dite ne oren 5 ose 6 te mengjesit. Madje edhe sot qe mbaroi koncerti. Duhet punuar per tekniken ajo eshte e rendesishme por duhet bere gjithashtu nje pune kerkimore. shte e veshtire tu sjellesh dicka me shume muzikanteve pervec teknikes. Pastaj per te ndertuar nje program duhet menduar per strukturen permbajtjen formen.


Grate dirigjente jane te rralla. Keni ndonje argument per kete fakt


Sic nuk ka shume gra pilote. Fatkeqesisht grave nuk i eshte besuar shpesh kjo lloj detyre. Deri vitet e fundit mendohej nje profesion vetem per burrat. Ata e kane pasur kete pushtet qe tani duket se po ia marrim ne Qesh. Megjithate kur drejtoj nje koncert jam vetem nje artiste.


Znj. Marin cfare impenjimesh ju marrin kohen

Kam jetuar per vite ne Kopenhagen studiova ne Akademine Mbreterore Daneze dhe bera nje trajnim per dirigjim. Shkoj rregullisht ne Kube ku drejtoj Orkestren Kombetare. Me pelqen te shkoj atje. Kuba ka nje orkester te kendshme nje sistem tjeter nje tjeter menyre jetese.


Ne Lion drejtoj orkestren Enoris. Kam patur mundesi te realizoj disa projekte per te terhequr publikun ne koncertet tona. Dihet qe muzika klasike pelqehet nga nje grup i caktuar por ne punuam me ndihmen e shtetit per ta realizuar kete mision.


Si funksionoi kjo praktike


Ftuam artiste te rinj te interpretonin me orkestren. Beme kombinim e muzikes me poezine bashkekohore si per shembull me nje levizje te re te poezise urbane te quajtur Slam dhe pati sukses. Publiku qe vinte ne shfaqje kishte shije te ndryshme disa shijonin poezine urbane te tjere rockroll apo muzike klasike.


Vitin e kaluar ne Zvicer kam realizuar disa projekte me femijet qe nuk flasin dhe nuk degjojne. Per 7 muaj ne kemi qene atje neper shkollat e tyre per ti ndihmuar ata te zbulojne boten e muzikes. 5 femije kane luajtur ne perkusion me nje orkester profesionale dhe tre prej tyre munden te drejtonin orkestren. U thashe Ne flasim te njejten gjuhe une nuk perdor fjalet per te luajtur muzike perdor levizjet.


Keto projekte i kemi realizuar me pare kurse tani perpiqemi te mbijetojme.
Qeveria franceze na ka hequr ndihmen financiare. Kriza ekonomike eshte e rende ne France dhe qeveria jone zgjodhi per te mos na ndihmuar me. Jemi duke humbur traditen e kultures. Ndjej keqardhje sepse shumica e muzikanteve mbeten pa pune. Ata shkojne ne vende te tjera per te dhene mesim dhe mbijetojne si munden. I telefonojme kur kemi nje koncert por jo rregullisht.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›