E Diel, 1 Nëntor 2026

Ismail Kadare Tirania i ka bere memece shkrimtaret por si ka tjetersuar

Ismail Kadare flet para qindra intelektualeve krijuesve dhe studenteve zvicerane e shqiptare ne Universitetin e Friburgut ne Zvicer me rastin e dites se Europes Lindore

Ismail Kadare ishte i ftuar nderi ne Universitetin e Friburgut ne nje tubim tradicional te njembedhjetin me radhe te organizuar nga universiteti i ketij qyteti akademik zviceran me rastin e dites se Europes Lindore. Kadare i perkthyer ne mbi 40 gjuhe laureat i shume cmimeve dhe disa here i permendur per cmimin Nobel eshte nje figure madhore e literatures europiane dhe mbetet nje nder shkrimtaret me te famshem jo vetem shqiptare ne Europe. Pjesemarrja masive e intelektualeve krijuesve dhe studenteve te shumte zvicerane e shqiptare deshmon se letersia jo vetem qe nuk ka kufij por edhe bashkon popujt me tradita deklaroi per gazeten Ismail Kadare. Gjate fjales se tij ne Universitetin e Friburgut ne Zvicer shkrimtari yne u shpjegoi te pranishmeve se pjese e luftes se letersise jane edhe shkrimtaret medioker. Krahas ciftit letersi-tirani ishte gjithmone i pranishem edhe cifti shkrimtare medioker dhe shkrimtare te vertete. Duket sikur lufta qe letersia duhet te beje nuk eshte thjesht ndaj tiranise por edhe ndaj atyre qe duan te flasin ne emer te saj. Kjo lufte behet ne heshtje dhe arma eshte koha e cila vendos eliminimin e mediokritetit nga letersia. Letersia eshte mesuar me burgjet e tiranise. Tirania mund ti beje memece shkrimtaret por nuk mund te ndryshoje natyren e saj. Letersia nuk flet ajo shkruan me nje ze qe as diktaturat apo tiranite me te fuqishme nuk mund ta njohin zeri i saj eshte shpirti tha Kadare. Ne Universitetin e Friburgut shkrimtari Ismail Kadare shprehet mbi letersine ne pergjithesi perballe tiranive dhe regjimeve e per kete mori shembuj konkrete te disa shkrimtareve ruse apo greke. Rasti per tu permendur sipas Kadarese eshte romani i Maksim Gorkit Nena. Ne vitin 1905 ai nuk ishte botuar ne Rusi por ne SHBA edhe pse atebote skishte regjim bolshevik. Regjimi stalinist komunist dhe pasardhesve te tyre ai socialist vazhdimisht kishte ne shenjester letersine dhe shkrimtarin duke i ndjekur ata duke burgosur izoluar deri ne likuidimin e tyre apo imponimin per ta debuar shkrimtarin nga vendi. Nje nder obsesionet e totalitarizimit kishte per qellim te adresoje masen duke konsideruar shkrimtarin si armik te popullit. Me qellim maskimin e armiqesise se regjimit ndaj popullit. Dallimet dhe realiteti mes literatures e pushtetit apo mes literatures dhe tiranise ishte si nata me diten u shpreh shkrimtari. Sipas tij tirania dhe literatura jane dy armiqesi natyrale me pasoja dy armiqesi qe kane luftuar gjithnje ne duel njera-tjetren. Tjeter shembull interesant i menyres se si letersia zgjedh te flase ishte Don Kishoti. Dy udhetime kryheshin ne ate moment te kohes ne bote Kristofor Kolombi bente zbulimin e Amerikes dhe Don Kishoti kaleronte diku ne humbetirat e Spanjes nga nje fshat ne tjetrin. Per cudi letersia zgjodhi te flase per udhetimin e te dytit dhe jo udhetimin e famshem dhe aq madheshtor per boten ate te Kolombit. Eumlshte pikerisht zeri i cuditshem i letersise qe nuk flet me ate fuqi qe njihet nga madhoret apo diktatoret por me famen e nje te humburi. Ky lloj zeri godet mediokritetin injorancen dhe vdekesine e tiranise zberthen prangat e saj dhe jep clirim tha me tej ai. Kadareja tha nder te tjera se edhe burgjet e mendimit njerezor ishin po ashtu viktime te regjimeve ne Europe. Njerezit mund te mendonin por mendimi i tyre ishte i kufizuar dhe ai nuk guxonte te dilte me larg se koka e tij. Dhe atebote gjuha kishte marre rolin e nje shpetuesi per ti prire daljes se ketyre mendimeve njerezore gjate izolimit te shprehjes se lire. Megjithate gjuha nuk mundte ti mbetej besnike rolit dhe angazhimit te saj per mundesite e vogla qe posedonte. Dhe sikur kjo gjuhe humane ti ishte besnike sigurisht as sot nuk do te kishim nevoje per literature filozofike ku sot u mundeson krijuesve per te vene te gjitha nuancat e mendimit njerezor ka nenvizuar shkrimtari yne. Me tej ai tha se sikur gjuha humane te ishte besnike sigurisht as letersia sot nuk do te ekzistonte. Fashizmi per arsye te ndryshme ishte me pak i shqetesuar ndaj letersise se sa stalinizmi komunizmi apo pasardhesit e tyre socialiste. Ata ne menyre sistematike kishin ne shenjester literaturen dhe shkrimtarin deri ne shkaterrim te tij. Historia nuk mund te njohe regjim me te eger kunder letersise se sa ai i stalinizmit. Ky i fundit dhe komunizmi ishin armiq te perbetuar te shkrimtarit dhe letersise ne Europe komentoi Kadare ne Universitetin e Friburgut. Fjalimi i shkrimtarit shqiptar nderpritej here pas here nga duartrokitje te gjata. Me gjithe shembujt e letersive te huaja ai nuk mund te linte pa permendur edhe letersine shqiptare si dhe ate te Kosoves ne ish-Jugosllavi. Letersia dhe shkrimtari ishte gjithnje e goditur nga regjimet e ndryshme por me qellime te njejta ndjekjen e shkrimtareve dhe me pretendime te shkaterrimit te letersise shqiptare. Edhe ne Shqiperi u masakruan burgosen persekutuan censuruan vrane por kurre nuk munden ta asgjesonin letersine shprehjen e lire te shkrimtarit. Si zakonisht pas fjalimit te Kadarese mbi letersine perballe tiranive dhe diktatures ne Europe ne salle nga te pranishmit pasuan pyetje te ndryshme ku nuk munguan as ato rreth letersise shqiptare ne Shqiperi e Kosove pas renies se regjimeve diktatoriale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›