E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti dekoron tetë gardistë

"Medalja e Shqiponjës"


TIRANË- Grada e Republikës ka festuar dje 82- vjetorin e krijimit të saj, në një ceremoni të veçantë ku merrnin pjesë personalitete të larta shtetërore. Por e veçantë në ceremoninë festive për këtë institucion ishin dekoratat e dhëna nga Presidenti i Republikës për drejtuesit e Gardës, efektivë dhe ish-efektivë. Ndrea Prendi, i cili është komandant i Gardës së Republikës që prej tetorit të vitit 2005, u dekorua me "Medaljen e Artë të Shqiponjës".


Ndërkohë, këtë medalje e morën edhe efektivë dhe ish- efektivë të tjerë të Gardës së Republikës, si Maliq Maliqaj, Shqipe Spahiu, Ibrahim Ndreu, Saimir Kuti, Hasan Muça, Beqir Elezi dhe Kujtim Merepeza.


Në ceremoninë e djeshme mori pjesë edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili mbajti një fjalë përshëndetëse për 82- vjetorin e krijimit të Gardës. 24 qershori i vitit 1928 mbahet si data e krijimit të Gardës së Republikës. Ajo synon të krijojë në të ardhmen një strukturë të veçantë në fushën e sigurisë, në ruajtjen dhe mbrojtjen e personaliteteve të larta te shtetit, si dhe selive e rezidencave qeveritare.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›