Fule nga Brukseli: Zgjidhni krizen, pa dialog s'ka BE
BRUKSEL- Komisioneri për zgjerimin e Bashkimit Europian, Fule shpreh shqetësim për stabilitetin e institucioneve demokratike dhe mungesës së dialogut në Shqipëri. Në një intervistë të publikuar në faqen online http://www.euractiv.com/en, Fule deklaron se anëtarësimi i Shqipërisë është në duart e vetë shqiptarëve.
"Mesazhi im për Tiranës është shumë i qartë. Së pari unë shpreha vlerësimin tim për progresin që është bërë: Shqipëria është bërë anëtarë e NATO-s dhe Këshilli i Europës i ka kërkuar Komisionit Europian të përgatisë opinionin për këtë vend. Por gjithashtu vë theksin në rëndësinë e kritereve të samitit të Kopenhagenit që detyrojnë politikën të zgjidhin krizën. Unë shpreh shqetësim për stabilitetin e institucioneve demokratike dhe mungesës së dialogut në Parlament. Theksoj rëndësinë e kësaj: Sigurisht, të gjithë ligjet janë miratuar këtu, dhe nuk do të ketë reforma pa miratimin e legjislacionit përkatës.
Shumë gjëra janë në duar të shqiptarëve dhe unë shpresoj shumë që ato do të bëjnë proges dhe do të tregojnë se kanë një demokraci të maturuar. Përgjegjësia bie mbi dy partitë pilitike- partia në pushtet dhe opozita."- deklaron Fule.