E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: 7 mijë fëmijë të regjistruar


Shqipëria ka bërë përpjekje për luftën ndaj trafikut të qenieve njerëzore. Sipas ministrit të Brendshëm Lulëzim Basha, përveç goditjeve të organizatave kriminale dhe pasurive të drejtuesve të tyre, një tjetër përmirësim është edhe regjistrimi i fëmijëve për të zvogëluar trafikimin e tyre ku sipas tij gjatë vitit 2009 janë regjistruar 7 000 fëmijë, mes tyer edhe romë. Këtë deklaratë Basha e ka bërë gjatë konferencës me temë "Plotësmimi i standardeve ndërkombëtare dhe Sfidat e Shqipërisë në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore".

Në këtë konferencë kanë qenë të pranishëm edhe zv.ministrja e Punëve të Jashtme, Edit Harxhi dhe minsitri i Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Spiro Ksera.

I ftuari i nderit në këtë konferencë, David Phillips, ish këshilltar i DASH, sot Drejtor i Programit të Parandalimit të Konfliktit dhe Vendosjes së Paqes në Universitetin e Uashingtonit, paraqiti një raport ku vlerësoi angazhimet dhe arritjet e Shqipërisë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Por nuk ka munguar as prokurorja e përgjithshme Ina Rama si dhe përfaqësues të trupit diplomatik e të organizatave joqeveritare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›