E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një humbje e madhe për median shqiptare

Dritan Hoxha u nda nga jeta duke ecur shumë shpejt. Të gjithë ata që njohën jetën e tij, suksesin në biznes dhe aftësinë për të investuar, nuk e përfytyrojnë ndryshe, veçse kështu pronarin e një prej mediave më të fuqishme në rajon. Brenda dhjetë viteve, ai i dha Shqipërisë një infrastrukturë shtypi nga më të zhvilluarat në Evropë dhe prodhoi një standard profesional që tejkaloi me shpejtësi çdo përfytyrim tonin për zhvillimin e medias në vend. Shpejtësia dhe guximi, me të cilin ai investoi në media, e bënë atë një rast unik të investimit në media, nga vendet e vogla. Grupi mediatik që ai ngriti i ka shërbyer ngritjes së nivelit profesional të shtypit shqiptar, vendosjes së standardeve të reja për lirinë e shtypit dhe ka prodhuar një krenari kombëtare për shoqërinë tonë.

Në emër të Forumit Shqiptar për Mediat e Lira i shpreh ngushëllimet familjes së tij, kompanisë Top Media dhe gjithë bashkëpunëtorëve të Dritanit në sipërmarrjen e shtypit. Prej sot media shqiptare ka një arsye të fortë për t’u ndjerë e aksidentuar.

Dritan Hoxha ishte një ideator i guximshëm, rrezikues i madh dhe adhurues i së resë në media. Ai lindi shpejt, eci shpjet dhe u nda shpejt nga jeta.


Për Forumin Shqiptar për Mediat e Lira

Mero Baze

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›