Binomi i frikshëm
Edmond Arizaj
Mijëra qytetarë të tjerë, në vitin 1998 votuan Kushtetutën shqiptare. Një mori takimesh e manifestimesh të organizuara në mbrojtje të saj, e nga ana tjetër pak më shumë konferenca shtypi kundër saj, nga Partia Demokratike. Kryeministri Sali Berisha, asnjëherë nuk e ka njohur këtë dokument, pavarësisht se një prej bashkëthemeluesve të saj është aktualisht një bashkëpunëtor i afërt i tij. Ish-Presidenti Sali Berisha, tentoi në 1994 të votohej në referendum një Kushtetutë, që i jepte atij figurativisht skeptrin. Por asaj që Berisha nuk ia arriti dot në ’94, e kreu fare mirë një muaj më parë, me ndryshimet kushtetuese, i ndihmuar qartë dhe hapur nga Partia Socialiste, mbrojtësja kryesore e dokumentit të dhjetë vjetëve më parë.
Në një shkrim të para do ditëve, kolegu Skënder Minxhozi e quante “alarm taktik” lëvizjen e Metës në Shqipëri, që paralajmëron rrezikun e zhdukjes së demokracisë në Shqipëri. Nuk e di çfarë ka Meta në mendje, por ndryshimet kushtetuese nuk prekin vetëm atë, kjo duhet të jetë e qartë. Rama-Berisha po kthehen në një binom të frikshëm, ku 21 prilli ishte vetëm një nga arritjet e tyre. Dhe brendësia e ndryshimeve, me listat e mbyllura, variantin spanjoll, “reformimi” i Komisionit Qendror Zgjedhor, të çon drejt një përfundimi rrëqethës; Eliminimi faktik i demokracisë.
Së bashku Rama dhe Berisha kanë edhe “fitore” të tjera. E çuditshme që pas kaq javësh, ende nuk ka një komision parlamentar hetimor për Gërdecin. Dhe po kaq e çuditshme duket edhe vazhdimi i pa të keq i fushatës së monologut me Shqipërinë i kryetarit të PS-së. Duke qenë vazhdimisht larg Tiranës dhe në salla të kontrolluara, Rama i shmanget një pyetjeje serioze: Zotëri pse ia fale Berishës, Gërdecin? Eshtë e njëjta pyetje që nuk mori asnjëherë përgjigje të saktë nga ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano për vitin 1997. Mos vallë edhe Rama nuk i kërkon llogari Berishës për Gërdecin, por nga ana tjetër do ta përdorë shpërthimin e vdekjes për fushatën zgjedhore. Nuk duket ndonjë tragjedi për Berishën. Nga ana tjetër, një qeveri që akuzohet gati përditë për korrupsion në media, nuk atakohet politikisht nga opozita dhe lideri i saj. Qeveria vetë e bën korrupsionin, vetë i gjen fajtorët, vetë dënon kë do, si do dhe sa do dhe vetë qesh në fund. Ndërsa opozita i bën opozitë opozitës. E çuditshme është edhe heshtja e Berishës, që kur vinte puna te korrupsioni akuzonte edhe pastrueset. Ndoshta termi, “më lër rehat në hallet (lexo punët) e mia”, ka goxha vlerë në këtë rast.
Fushata e Ramës, ka vetëm një bosht: politika e vjetër janë ata, politika e re jam unë. Dalja nëpër fshatra, nuk është ndonjë risi e Ramës, siç e quan Skënderi. Harruat Nanon. Mjeshtër i vërtetë i kësaj strategjie të adaptuar nga kreu aktual i PS-së. Dhe Nano i harronte shumë shpejt fshatarët që e prisnin me krahë hapur…
Rama ka në politikë që nga viti 1997. Ka qenë pjesë kulisash, pjesë fitoresh, pjesë pazaresh, pjesë konfliktesh, pra gjithçka ka vluar në kazanin socialist të pushtetit. E mbi të gjitha, është në pushtet prej mbi dhjetë vjetësh, më shumë nga të gjithë politikanët shqiptarë… Politika e re nuk është si të ndërrosh xhaketën.
Fushata e Berishës nga ana tjetër, duket tmerrësisht e sforcuar. Për një ftesë, e cila nuk dihet se kur do të bëhet realitet, Berisha shpenzon energji të shumëfishta. Dhe gjithkush e kupton, se kjo fushatë është thjesht dhe vetëm një mundim i tejskajshëm për të amortizuar sadopak, goditjen nga korrupsioni, Gërdeci dhe kushtetuta.
Ndërsa e ashtuquajtura fushatë e Metës, nuk është vetëm e tij. Eshtë edhe e konstitucionalistëve, shoqërisë civile, është edhe e partive të tjera të majta e të djathta, është edhe e të gjithë votuesve shqiptarë, që u intereson liria dhe demokracia. Meta kërkon të drejtën e tij, por edhe shqiptarët duan të drejtën e tyre. Në 1998 socialistët shkuan “derë më derë” me dokumentin që sot është Kushtetutë, ndërsa për ndryshimet e rëndësishme, asnjë deputet socialist (dhe shumica janë që me ’98), nuk e mori mundimin të zbriste tek votuesit e tij.
Me “Kushtetutën e Re”, (mund ta quajmë kështu, sepse ndryshimet janë thelbësore dhe esenciale), Parlamenti gati nuk e kontrollon fare kryeministrin. Për një vit e gjysmë këto ndryshime janë në favor të kryeministrit aktual. Pas zgjedhjeve të 2009-ës këto ndryshime do të jenë për kryeministrin pasardhës, i cili edhe nëse vjen nga zonë e butë, do të “egërsohet” vetvetiu nga ky pushtet i pakufi. Dhe pavarësisht se përfituesit aktualë janë nga ana e Partisë Demokratike, janë të rrallë ata që përballen me debatin e ndryshimeve. Këtë detyrë e kanë marrë socialistët. Një amalgamë politike e çuditshme dhe qesharake. Opozita i jep fuqi të mëtejshme pozitës, i mbron këto fuqi dhe konfiktohet me aleatët natyrorë të saj. Sepse, në fakt, konflikti nuk është i LSI me PS, por i PS me LSI. Ndryshimi i vetëm është se PS-ja ka hedhur gurin, ka goditur në kokë dhe çuditet: Pse ankohet dhe na sulmon për pak gjak.
Eshtë Partia Socialiste që ka shkelur me të dyja këmbët çdo marrëveshje, sepse për moral nuk bëhet më fjalë tek dy partitë e mëdha. Në raport me PS-në, LSI e sotme krahasohet me atë të para dhe pas tre korrikut 2005. Por ka një mungesë prej mbi një vit në këtë periudhë. Ajo e marrëveshjes për zgjedhjet lokale, ku LSI dhe partitë e tjera i qëndruan konstante fjalës dhe firmës së dhënë, duke i siguruar Ramës një fitore të bujshme në Tiranë, kandidimi i të cilit ndonjëherë u vu edhe në dyshim. Madje edhe vetë pjesëmarrja e PS-së në zgjedhje u vu në dyshim. Dhe nuk duhet harruar se vetëm shumë pak pas këtyre zgjedhjeve, shumë pak pas takimeve të vrullshme dhe të përditshme të Ramës me aleatët (njësoj si sot nëpër Shqipëri), Partia Socialiste u mbyll në guaskën e ndërtuar nga lideri i saj, dhe gjeti aleatë të rinj. Aleatë tërësisht të përshtatshëm. Sistemi autoritarist dhe përjashtues i përvetësuar dhe përdorur prej kohësh nga Berisha, është i lindur tek Rama. Ai ka një model “frikësues”, atë të drejtimit të Bashkisë së Tiranës. Njeriu që erdhi në krye të Partisë Socialiste me moton “një anëtar, një votë”, tashmë përqafon sistemin e listave të mbyllura, e cila automatikisht të kthen në kontrollues të deputetëve.
Në fakt, sistemi i ri zgjedhor i intereson shumë Partisë Demokratike dhe shumë pak Partisë Socialiste. Nëse asgjë nuk ndryshon, e djathta duket se do të hyjë në zgjedhje e bashkuar, ndërsa e majta e ndarë. Dhe forca e dytë politike në vend do të jetë sërish Partia Socialiste. Eshtë fatkeqësi ta mendosh një gjë të tillë, kur Shqipëria dhe shqiptarët kanë parë vetëm regres që nga 2005, në çdo fushë të jetës. Por me sa duket, për kreun e PS-së ky s’duket ndonjë problem i madh. Rama e ka të sigurt vendin e kryebashkiakut të Tiranës deri në 2011.