“Qemal Stafa” tryezë për papunësinë
Fondacioni “Qemal Stafa” ka vazhduar edhe dje tryezat “Me dyer të hapura”, duke u përqendruar në çështjet e punësimit dhe të zhvillimit të sektorit të bujqësisë.
Në tryezë me ekspertë, analistë dhe profesionistë të pavarur, drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Qemal Stafa”, Saimir Tahiri, duke u fokusuar në problemet e fshatit, tha se “sot më shumë se 50% e popullsisë jeton në fshat. Kjo masë e madhe njerëzish që jeton në fshat është e detyruar të punojë, ose të mos punojë po në këtë mjedis, por gjithsesi të sigurojë domosdoshmërish jetesën në një mënyrë ose në një tjetër”. “Vetë shifrat zyrtare tregojnë një papunësi prej 50% në fshat (ndër të cilët mbi 50% janë të rinj). Natyrisht që janë më shumë”, tha Tahiri. Ndërsa deputetja socialiste Ermelinda Meksi, duke folur për nivelin e papunësisë dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë, kërkoi implementimin e politikave të reja për punësimin. “Na duhet të zëvendësojmë demagogjinë e punësimit me politika për punësimin, që do të zbutnin dhe nivelet alarmante të varfërisë. Natyrisht këtu janë specialistë të fushës, të cilët duhet të japin rekomandime specialistësh për hartimin dhe zhvillimin e politikave aktive të punësimit, të cilat do të jenë bazë e politikave të punësimit të PS-së”, tha Meksi. Sipas saj, “vizioni ynë i ri i zhvillimit të politikave të punësimit do të synojë dhe realizojë kalimin nga politikat pasive në politikat aktive të punësimit. Politikat aktive kërkojnë zhvillimin e tregut të punës, uljen e papunësisë, rritjen e pjesëmarrjes në punë. Ky kalim do t’i japë fund pozitës pasive të institucioneve të punësimit në treg, duke i liruar ato nga barret dhe rutina administrative”.