Një i mitur gjen vdekjen në punë, arrestohet pronari i “Inter Gaz”

Durrës/ Një djalë i mitur ka gjetur vdekjen tragjikisht ndërsa punonte në një elektropompë dhe policia pas hetimeve të para dyshon se mungesa e sigurisë teknike solli ngjarjen ndaj arrestoi pronarin e firmës private. Policia bwri tw ditur se Orest Kajana, 17 vjeç, banues në lagjen nr 15 të Durrësit. Ndërsa i dyshuar si përgjegjës për ngjarjen, është Muharrem Harizi, 43 vjeç, lindur e banues në qytetin e Kuçovës. Ngjarja ka ndodhur dje në orën 11.00 tek firma “Inter Gaz” në Porto Romano. Sipas dëshmive në këtë objekt, adoleshenti ishte duke punuar në një elektropompë kur ra në tension të lartë elektrik dhe tragjikisht humbi jetën në mënyrë të dhimbshme. “Nga hetimet e para të kryera nga ana jonë lidhur me këtë ngjarje rezultoi se ajo ka ndodhur si pasojë e moszbatimit të rregullave të sigurimit teknik në punë”, deklaroi policia e Durrësit duke shtuar se sipërmarrësi i kompanisë “Inter Gaz”, u arrestua në flagrancë në orën 00.30 të ditës së sotme. Ndërkohë, materialet procedurale për veprën penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Durrës....