Vrau per gjakmarrje, vjen Mema
TIRANE - Nje 36-vjecar nga Puka, i denuar nga drejtesia shqiptare me 22 vjet heqje lirie per vrasje, eshte sjelle ne pranga gjate dites se djeshme, nga Italia. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare nga burimet zyrtare te Policise se Shtetit. Sipas tyre, Ferit Memaj, 36 vjec, eshte arrestuar ne Rome, nga policia italiane, per llogari te kolegeve te tyre shqiptare. Burime nga uniformat blu thane dje se, Memaj, eshte i denuar nga Gjykata e Pukes, pasi ne vitin 1999, ne fshatin e tij, Fierze, per motive te gjakmarrjes ka vrare Lod Filip Rexhan. Pas kesaj 36-vjecari ishte larguar jashte vendit per te mos u kapur nga policia. Ndaj Memajt, drejtesia shqiptare kishte ngritur dy akuza, "vrasje me paramendim" dhe "armembajtje pa leje".
VRASJA
Ne 5 prill te vitit Ferit Memaj, i kishte bere prite Lod Filip Rexhajt per te marre gjakun e te afermit te tij. Ne fshatin e tij, ne Fierze gjate mbremjes 36-vjecari ka qelluar per vdekje gjakesin e tij, duke marre hak dhe me pas eshte larguar ne drejtim te paditur per te mos u arrestuar nga policia. Burime nga uniformat blu, kane bere te ditur se, Mema ishte larguar ne drejtim te Italise per tu shmangur nga arrestimi. Ai eshte arrestuar ne Rome, pas zbulimit te vendndodhjes nga policia shqiptare. Burime zyrtare te Drejtorise se Policise se Shtetit, bene te ditur, se ishte Interpol Tirana, ne bashkepunim me Interpol Romen, qe bene te mundur ndalimin dhe ekstradimin dje nga Italia te shqiptarit Ferit Memaj, lindur ne Fierze, Puke, i denuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Puke me 22 vjet heqje lirie per veprat penale te "vrasje me paramendim" dhe "armembajtjes pa leje". Pasi i akuzuari nuk e ka apeluar vendimin, ne fuqi ka ngelur vendimi i shkalles se pare. Ai eshte sjelle i shoqeruar nga policia italiane, te cilet ne aeroportin e Rinasit, ia kane dorezuar te denuarin policise shqiptare. Pasi eshte sjelle ne Shqiperi, i ekstraduari Ferit Mema, i eshte dorezuar autoriteteve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve. Efektivat e saj, e kane cuar te arrestuarin per te vuajtur vitet e denimit.
A. Cena