E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një i vdekur dhe pesë të plagosur në dy aksidente

Lezhë-Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë rrugor, të ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në urën e Matit, në Milot, që lidh aksin rrugor Milot-Lezhë. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës mësohet se një autoveturë me targa të Laçit është përplasur me një automjet me targa italiane, duke sjellë si pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës mësohet se nga aksidenti ka gjetur vdekjen 30-vjeçari Aleksandër Koka, si dhe janë plagosur rëndë tre të tjerë. Sipas policisë, aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 09:90 të mëngjesit në afërsi të Milotit, kur automjeti tip “Hondai” që drejtohej nga Aleksandër Koka, është përplasur me një tjetër automjet tip “Mercedes”. Përplasja e fortë kokë më kokë e dy mjeteve të përfshira në aksident i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit te “Hondai”-t, Aleksandër Koka, ndërsa pasagjerët e tij, Anton Koka 25 vjeç, nga Shënkolli i Lezhës dhe Eljana Kaçeli 28 vjeçe, kanë mbetur të plagosur. Kaçeli ndodhet në gjendje të rendë shëndetësore në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Referuar burimeve spitalore të Lezhës ka mbetur i plagosur edhe 16-vjeçari Erjon Pali. Të plagosurit janë dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Pas aksidentit policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke nisur edhe hetimet paraprake e kryer edhe ekspertizën e vendit të ngjarjes. Ndërsa fillimisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin mjetet. Po kështu dyshohet se njëra nga makinat ka qenë në parakalim, por do jetë grupi i ekspertëve që do përcaktojë edhe shkaqet pas nxjerrjes nga laboratori të fotove të aksidentit. Ndërkohë në orën 19:00 në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në afërsi të vendit të quajtur Kunadhë, një autoveturë tip ‘Ëolsvagen’ ka dal nga rruga duke u përplasur me bordurat anësore të saj. Për pasojë është plagosur drejtuesi i saj dhe një pasagjer, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës. Sipas policisë shkak i aksidentit mendohet shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë,

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›