Qëllohet me breshëri kallashnikovi, plagoset i riu
Kuçovë- Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kuçovës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në lagjen ‘Llukan Prifti’, ndërsa mësohet se në drejtim të tij është shkrehur një breshëri automatiku nga një person ende i panjohur që është larguar me një makinë të bardhë. I plagosuri është Gjergji Zogaj, 22 vjeç, dhe sipas poliicsë ishte duke ecur vetëm në rrugë në momentin që është qëlluar nga plumbat e automatikut. Personi i plagosur është nisur menjëherë drejt spitalit të qytetit të Beratit, ndërsa policia e Kuçovës nuk jep detaje të tjera për ngjarjen, shkaqet e saj dhe autorin e mundshëm, ndërsa theksohet se ka filluar puna për të identifikuar atë dhe te tjetë që mund ta kenë ndihmuar.