E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata e Spahiut, reagon Human Right Watch

Nga deklarata e HRW

Deklarata e zëvendësministrit të Mbrojtjes, Ekrem Spahiu ka provokuar reagimin e Human Right Watch. Në një deklaratë të tyre për shtyp kërkohet që qeveria shqiptare të distancohet nga këto deklarat të Spahiut, si dhe të dënohen thirrjet e tij për dhunë.

“Unë jam i tronditur se si një zyrtar i lartë i rangut qeveritar ka bërë thirrje për dhunë kundër demonstruesve paqësorë LGBT”, tha Boris Dittrich, përfaqësuesi i LGBT-së në HRW.

Sipas tij, zyrtarët qeveritarë duhet të mbështesin planet për të mbajtur një Paradë Gay, dhe jo duke bërë kërcënime ndaj pjesëmarrësve.

HRW përshëndet reagimet e herëpashershme të Avokati të Popullit Igli Totozani, si dhe hapat e ndërmarrë nga qeveria shqiptare kohët e fundit për të promovuar tolerancën dhe për të eliminuar diskriminimin në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

HRW kujton se, më 31 mars 2010, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës miratoi rekomandimet lidhur me orientimin seksual dhe identitetin gjinor, rekomandime për të cilat kanë rënë dakord 47 shtete pjesëmarrëse, përfshirë dhe Shqipërinë.

Sipas HRW qeveria duhet të marrë veprime të shpejta ndaj zëvendësministrit dhe të ndërhyjë fort për të mos lejuar që situata të tilla të përsëriten në të ardhmen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›