E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje ide per te zbutur jo vetem muret e zymta te spitalit

Mjafton te futesh ne korridor dhe vemendjen ta terheqin menjehere pikturat plot ngjyra. Shume nga personazhet e perrallave si Kesulekuqja Borbardha Pinoku Hirushja dhe plot te tjere na buzeqeshin nga muret e vizatuara. Nuk jemi ne nje kopsht as ne nje park lojerash. Po te mos e shihnim vete nuk do ta besonim. Jemi ne... spital Kjo eshte pamja qe sheh kur hyn ne korridoret e dy kateve te Pediatrise ne QSUT Nene Tereza.


Ideja per tju krijuar femijeve te semure nje ambient te tille eshte e shoqates Nje bote per nje zemer e drejtuar nga gazetari i njohur Agim Baci. Kolegu yne Gimi e ngriti kete ide nga hici pas nje eksperience te dhimbshme personale dhe me shume se kushdo ua njeh dhimbjen dhe veshtiresite ketyre femijeve dhe prinderve te tyre. Ne katin e pare dhe te dyte te Pediatrise ne QSUT jane te shtruar femijet me probleme te zemres ose sic quhen ne gjuhen mjekesore me vese kardiopatike.


Sot per keta femije se paku ambienti ku kurohen eshte ndryshe. Kontrasti me mjediset e tjera te Pediatrise ne Qendren Spitalore Universitare ku mjedisi nuk duket aspak i kendshem per femijet me mure ku edhe lyerjet kane rene eshte i dukshem.


Femijet kane aty brenda edhe nje salle te mbushur me lodra. Dua te falenderoj drejtorin e pergjithshem te Eagle z.Taskin si edhe Presidentin e Avance z.Jaka per atmosferen qe krijuan me lodrat dhe muralet ne kete pavijon per ti dhene mundesine ketyre femijeve qe te harrojne disi shendetin e dobet dhe te ndihen si te gjithe femijet e tjere me lodra dhe me pamjet qe u pelqejne me shume- thote presidenti i Nje Bote per nje zemer- Agim Baci.


Ideja eshte e mencur dhe e vlefshme edhe sipas psikologeve te Pediatrise ne QSUT Alberta Shkembi dhe Aurora Bushati. Ato pohojne se mjedisi ku rrine femijet duhet te jete sa me i pershtatshem dhe mjediset e bukura ndikojne mire ne psikologjine e tyre.


Padyshim qe ambienti ku rrine femijet ne spital ndikon mbi gjendje shpirterore. Ne merremi kryesisht me pacientet kronike pra me ata paciente qe rrine gjate ne spital ndaj puna me keta femije duhet te jete permanente. Mjedisi i spitalit pra korridoret dhomat ku rrine femijet duhet te jene sa me te pranueshme per ata ne menyre qe femijet qe ne fillim te pershtaten lehte me ambientin - pohon psikologja e Pediatrise se Pergjithshme Alberta Shkembi.


Sipas saj nje ambient me ngjyra dhe figura i mbushur me lodra e familjarizon femijen e semure me spitalin. Madje ambientet e zbukuruara ndikojne edhe mbi psikiken e prinderve lehtesimin e tyre nepermjet komunikimit me femijen. Ata u shpjegojne femijeve shume nga figurat e vizatuara bukur.


E te njejtit mendim eshte edhe psikologja e Pediatrise Infektive Aurora Bushati. Ajo shton se ideja duhet shtrire ne te gjitha dhomat ku kurohen femije. Ambienti i zymte spitalor nuk ndikon pozitivisht ne psikologjine e femijeve situata do te ndryshonte shume nese ata do ndiheshin ne nje ambient femijeror qofte edhe brenda mureve te spitalit- thote znj.Bushati.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›