Një ide që na dërgon në mesjetën shpirtërore
Vendimi për të ndërtuar një kishë ortodokse në sheshin e Shkupit, në kohën kur njerëzit jetojnë me halle të shumta, paraqet jo vetëm provokim, por edhe mungesë ofertash serioze të vetë shtetit. Nuk besojmë se prapa kësaj ideje qëndron ndonjë qëllim fisnik-fetar, sepse ideja si e tillë nuk ka buruar nga hierarkia e kishës ortodokse. Ideja është fund e krye politike dhe është për t‘u habitur se si nuk merr një qëndrim pak më të qartë vetë Kisha Ortodokse Maqedonase, e cila sikur lejon që në emër të saj të bëhet politikë ditore.
Pse na duket absurde ideja për të ndërtuar kishë në sheshin e Shkupit? Në radhë të parë, në pikëpamje urbanistike aty më së paku është vendi për ndonjë objekt fetar. Nëse ideatorët kanë dashur të kopjojnë Vjenën, Këlnin, Barcelonën ku katedralet zënë një vend qendror në sheshet e këtyre qyteteve, atëherë duhet përkujtuar se rrethanat e ndërtimit të këtyre katedraleve kanë qenë krejt të tjera, atëherë kur renesanca shënonte një rilindje kulturore dhe duhej medoemos të manifestohej përmes arkitekturës kishtare. Në shenjë të epokës së renesancës u ndërtuan shumë katedrale që shënonin një epokë dhe një stil të ri, jo vetëm arkitektonik, por edhe shpirtëror-kishtar. Kisha, përmes kësaj lëvizjeje kulturore, sikur dëshironte të shkëputej nga mesjeta e errët dhe njerëzve ua prezantonte një fytyrë të re, e cila mund të perceptohej lehtë përmes objekteve sakrale.
Nuk mendojmë se në Maqedoni kemi një mesjetë që duhet medoemos të sfidohet përmes arkitekturës kishtare. Liria fetare këtu është aq e madhe, sa askush s‘ka qenë i penguar të ndërtojë objekte fetare me dhe pa kriter.
Pastaj, në pikëpamje të harmonisë fetare në Maqedoni, ndërtimi i kësaj kishe sikur e prish balancën dhe bashkëjetesën e feve, për arsye se ndërtimi i saj tani merr trajta të simbolikës urbanistike dhe ajo si e tillë ndërtohet në një shesh i cili është i të gjithëve, pra edhe i atyre që nuk janë të krishterë. Sheshi i Shkupit duhet lënë i lirë të frymojë dhe çdo përpjekje për përvetësimin e tij në bazë të përkatësive fetare shpie në konflikt të drejtpërdrejtë me bashkësitë tjera jokrishtere.
Një arsye tjetër, edhe më e fortë, që është në kundërshtim me idenë për ndërtimin e kësaj kishe, është vetë locimi i vendit ku duhej të ngrihet ky objekt fetar. Aty para Luftë së Dytë Botërore ndodhej shtëpia e familjes Bojaxhiu, aty ku lindi dhe kaloi fëmijërinë Nënë Tereza. Shpërngulja e kësaj familjeje të moçme katolike dhe rrënimi pastaj i shtëpisë së tyre nuk do të thotë se kjo familje është pa rrënjë dhe pa traditë. Nëse dikush do me çdo kusht që në vend të kësaj shtëpie të ndërtojë një kishë ortodokse, atëherë kjo duhet kuptuar si mohim i traditës së familjes Bojaxhiu e lidhur me Shkupin dhe me atë vend ku ndodhej shtëpia e tyre.
Kundërshtarët e ndërtimit të kishës ortodokse mu në zemër të Shkupit, fatbardhësisht, vijnë edhe nga radhët e vetë maqedonasve. Kryebashkiaku i Shkupit, Kostovski, disa herë deri më tani e ka kundërshtuar këtë ide. Atij i janë bashkëngjitur edhe arkitektë, intelektualë, dhe grupe të ndryshme joformale, të cilët, njëzëri kanë shprehur kundërshtimin e tyre të qartë.
Kundërshtime ka pasur edhe nga bashkësitë e tjera fetare e etnike. Këto të fundit, varësisht nga pozicioni i tyre në pushtet apo jashtë tij, kanë reaguar, duke mos lënë përshtypjen se e kanë seriozisht. Fatkeqësisht, partitë politike, sikundër edhe herëve të tjera, çuditërisht në heshtje japin aminin për projekte të cilat janë në kundërshtim me ndjenjat dhe interesat e elektoratit të tyre. Të përkujtojmë ndërtimin e kryqit grandioz në Vodno të Shkupit (me paratë e taksapaguesve), i cili kaloi në heshtje dhe me miratim të turpshëm nga partia shqiptare që ishte në pushtet. Pastaj, vizatimi i freskave kishtare në muret e brendshme të Parlamentit të Maqedonisë, të cilat gjithashtu u bënë pa ndonjë kontestim të partive politike shqiptare, dhe e gjithë kjo flet se për qëllime meskine e ordinere, partitë tona dinë të bëjnë kompromise që shkojnë në dëm të interesave të atyre që edhe i zgjedhin.
Nëse në thelb të idesë për ndërtimin e kishës ortodokse në sheshin e Shkupit nuk qëndron ndonjë motiv i pastër fetar, atëherë kemi të drejtë të konkludojmë se pushteti aktual, po e inicion një proces të kundërt me renesancën dhe po na kthen në mesjetën e errët shpirtërore e shtetërore. Imponimi i kësaj mesjete përmes kishave që ndërtohen në hapësira ku më së paku janë të parapara për destinime të tilla, flet për fundin e një politike që si mjet manipulimi përdor ndjenjat fetare dhe harron të përkushtohet në projekte ekonomike e kulturore, për çfarë edhe ka mandat.