E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy ditë karnavale në Gjirokastër

Dhjetëra nxënës të shkollave 9-vjeçare të Gjirokastrës, për dy ditë me radhë e kanë mbushur qytetin me atmosferën e karnavaleve. Të maskuar si personazhet e tyre të preferuar të përrallave dhe filmave vizatimorë kanë dalë në rrugët e qytetit të gurtë. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit, Vasil Muka, është shprehur se festa e karnavaleve tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme, duke u bërë pjesë e pandarë e kalendarit vjetor të veprimtarive. Ndërkaq, subjekte të shoqërisë civile në Gjirokastër synojnë që jo vetëm të vegjlit, por edhe të rriturit të përfshihen në ditën e karnavaleve dhe t‘i japin kësaj dite një kuptim më të gjerë, duke tërhequr në këtë veprimtari argëtuese edhe turistë vendas e të huaj. Paradat e karnavaleve në rrugët e kalldrëmta dhe në peizazhin e gurtë të banesave monumente të këtij qyteti krijojnë një atmosferë krejt të veçantë dhe mjaft tërheqëse. Tradicionalisht, karnavalet në Gjirokastër janë festuar në fund të muajit shkurt dhe fillimi i marsit, periudhë kjo që përkon me të njëjtën traditë të karnavaleve në mbarë botën.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›