20 DEPUTETE GRATIS PER MAQEDONASIT
Rreth 20 mandate deputetësh maqedonas ose "gratis-deputetët", gjenezën e kanë tek rreth 200 mijë votat fiktive, që gjykuar sipas ekspertëve shqiptarë të sferës së demografisë, janë produkt i mungesës së rakordimit të listave zgjedhore, brenda të cilave ka ende emra të vdekurish, dhe në veçanti, emigrantët që nuk kthehen më në Maqedoni. Në mënyrë indirekte, edhe vetë partitë maqedonase, disa herë kanë pranuar ekzistencën e votave të tilla të paqena, ndërkohë që faktori politik shqiptar, pothuajse për dy dekada me radhë, "nuk e ka çarë kokën" për këtë. Epërsia, në kuptimin e shifrave të deputetëve, gjithnjë i mundëson faktorit politik maqedonas të jetë superior përballë atij shqiptar në Parlament, por edhe në institucione tjera.
A.
Ku qëndron faji për këtë trajtim të shqiptarëve të Maqedonisë, ashtu si zezakët e Afrikës Jugore, në kohën e Aparteidit?
Përgjigjja më e lehtë mund të jepet nëse për këtë akuzohen maqedonasit. Mirëpo, vetë lehtësia e saj dëshmon se bëhet fjalë për përgjigje joserioze. Sepse, realiteti është ndryshe. Komoditetin e tillë të faktorit politik maqedonas ia mundëson faktori politik shqiptar, i cili, gjykuar në bazë të veprimeve të deritanishme, asnjëherë nuk ka reaguar në mënyrë adekuate për zbulimin e këtyre votave, që realisht dëmtojnë shqiptarët. Dhe sjellja tepër komode e partive shqiptare rreth këtij problemi ka përjashtuar dhe pamundësuar faktorin ndërkombëtar të pranishëm në kancelaritë e Shkupit, që t‘i rreket më seriozisht zgjidhjes së problemit. Një gjë e tillë, gjithsesi, u vjen për mbarë maqedonasve, të cilët problemin në fjalë e aktualizojnë vetëm kur janë në opozitë, por jo për ta demaskuar atë deri në fund, por vetëm sa për të akuzuar pushtetin. Dy gladiatorët politikë kryesorë maqedonas (partia VMRO-DPMNE dhe Lidhja Socialdemokrate Maqedonase-LSDM) përplasen vetëm rreth asaj se cila prej tyre do t‘i kontrollojë këto vota fiktive, e jo për t‘i pastruar ato nga regjistri zgjedhor. Qëllimi i aktualizimit ndërmjet tyre është pikërisht zotërimi i 200 mijë votave fiktive, me qëllim që partia maqedonase në pushtet të ndjehet e superfuqishme përballë partisë shqiptare në pushtet.
B.
Në organet shtetërore që merren me këtë problematikë, si Enti Shtetëror Statistikor, Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme, përfaqësimi i shqiptarëve në veçanti në funksionet (pozicionet) kur kalojnë shifra të tilla, është pothuajse i papërfillshëm. Edhe aty ku janë shqiptarët, të njëjtit, ose nuk guxojnë të përmendin këtë çështje sepse largohen nga puna sa hap e mbyll sytë, ose janë kuadro "aminxhinjë", të cilët organi, gjegjësisht, pushteti, i ka instrumentalizuar deri në atë masë sa as nuk flasin shqip. Me këtë dëshmohet sinqeriteti dhe serioziteti tepër i vakët i angazhimit të partive shqiptare, për të punësuar kuadro profesionistë në këto institucione, me qëllim të ndjekjes dhe zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi.
C.
Politologët shqiptarë kanë mendime të ndryshme për orvatjet e partive shqiptare për zgjidhjen e këtij problemi aq të rëndësishëm. Vlerësimet e tyre shkojnë deri atje sa thonë: "Është shumë vështirë të zgjidhet ky problem, nëse politika e këtushme shqiptare nuk ndryshon në mënyrë radikale qasjen e deritanishme në kontekst të zgjidhjes së problemit". Dozën e madhe të skepticizmit, ata e bazojnë në disa veprime të partive shqiptare (partitë maqedonase arrijnë t‘i blejnë deputetët shqiptarë, për vendime që i cilësonin me "interes shtetëror"; lexo: interes nacional maqedonas). Pikërisht nga kjo "praktikë", dyshohet se kushdo që mund të marrë guximin të investigojë këtë problem me shumë peshë të madhe për shqiptarët, do të joshet edhe me shumë të majme parash...
D.
Mungesa shqetësuese e angazhimit serioz me afat të caktuar dhe hapa konkretë për zgjidhjen e këtij problemi nga faktori politik shqiptar, na dëshpëron tej mase. Ky problem prek shumë shqiptarët, të cilët nuk pajtohen edhe me përqindjen zyrtare të shqiptarëve në Maqedoni. Zgjidhja eventuale e këtij problemi do të kishte shtuar dukshëm potencën e shqiptarëve, jo vetëm në vendimmarrje, por do të kishte ndikim të drejtpërdrejt dhe shumë të shpejtë, në barazimin e statusit juridiko-politik të shqiptarëve dhe maqedonasve. Fokusimi i politikës shqiptare vetëm te postet dhe funksionet ose marrjen nën zotërim të dikastereve ministrore, nga shqiptarët, vlerësohet si një përpjekje për të spostuar vëmendjen e tyre nga problemet reale madhore, që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe cilësore.
Është pikërisht makineria e gishtave të deputetëve maqedonas (përfshirë edhe 20 deputetët fiktivë), momenti prej nga fillon sherri, të cilin e vuajnë shqiptarët, prej kulmit e deri te fundi i piramidës. Mungesa e përgjegjësisë dhe vullnetit për zgjidhjen e 200 mijë votave, në radhë të parë, tregon nivelin e vetëdijes kombëtare te partitë, ndërsa në radhë të dytë, nxjerr në pah synimet joserioze dhe meskine të partive shqiptare. Marrja e partive vetëm me deklarata boshe dhe zotime të parealizuara, me fjalë tjera quhet kakofoni politike!