E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një javë e ndryshme nga librat

Tregjet financiare të botës përjetuan një ditë deri-diku të çuditshme të premten, kur të dhënat negative ekonomike nuk prodhuan rënie të bursave por rritje, për shkak se u shoqëruan me optimizëm të lartë mes investitorëve. Dollari amerikan luajti një rol thelbësor, për shkak se u rimëkëmb nga kuota më e ulët në 15 muaj, pavarësisht se lajmet statistikore amerikane paralajmëronin të kundërtën. Sipas "Financial Times", pati një nivel shumë të lartë spekulimi të shkaktuar nga lajme dytësore, aq sa u duk se njohuritë e deritanishme makroekonomike nuk i hynë askujt në punë. Forcimi i dollarit solli edhe një rritje të papritur të vlerës së aksioneve në bursë. Një qëndrim politik i Kinës solli një pjesë të madhe të euforisë. Banka Qendrore e Kinës hoqi një frazë standard nga raportet e veta të politikës monetare ku garantonte vlerë të qëndrueshme për monedhën e vet renminbi. Analistët mendojnë se ka gjasa që Kina ta lejojë forcimin e monedhës së vet, gjë që do të sjellë edhe forcim të pozicionit të dollarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›