AH1N1 rrezikon mbylljen e shkollave
Alarmi i këtyre ditëve, që ka mbërthyer qytetin e Klosit dhe rrethinat e tij, për prekjen nga gripi i derrit, duket se ka rezultuar të jetë i vërtetë. Shkak për rritjen e dyshimeve për mbërritjen e virusit vdekjeprurës AH1N1, u bë rritja e numrit të prekurve nga viroza gripale. Rreth 120 fëmijëve në dy shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaz, të këtij qyteti rezultuan të infektuar nga gripi i zakonshëm, nisur nga kjo u shtua edhe numri i mostrave për monitorimin e situatës për gripin e derrit. Kjo situatë alarmoi edhe strukturat e Drejtorisë së Shëndetit Publik të Matit, të cilët edhe pse u shprehën se nuk ka vend për panik, pasi sipas tyre dyshohej se kemi të bëjmë më tepër me një situatë gripi të zakonshëm të stinës dhe jo me grip derri, dërguan në Tiranë 10 mostra për analiza, të fëmijëve në shkollat "Tahir Hoxha" e "Shaban Çollaku".
Burime nga kjo drejtori, bëjnë me dije, se kanë mbërritur përgjigjet e këtyre analizave nga Instituti i Shëndetit Publik Tiranë, sipas të cilave në 6 raste, nga 10 të dërguara, kanë rezultuar me gripin e derrit. Sipas këtij rezultati tashmë të konfirmuar nga ISSHP-ja, DSHP-ja ngre dyshime se probabiliteti i prekjes me gripin e derrit për banorët e këtij qyteti mund të jetë mbi 60% të rasteve të shfaqjes së simptomave gripale te banorët.
Situata në veri
Mësohet se 6 rastet e konfirmuara me gripin e derrit janë fëmijë të moshës nga 13 deri në 16 vjeç. Ndërkohë që qyteti është mbërthyer nga paniku i mbërritjes së gripit vdekjeprurës, drejtori i Shëndetit Publik, Zylfi Dika, thotë se situata nuk është alarmante, pasi fëmijët e prekur nga ky grip po marrin mjekim ambulator në kushtet e shtëpisë.
Sipas Dikës, duke nisur nga sot, këta fëmijë të prekur, do mjekohen me Tamiflu. Po ashtu është marrë vendimi për dezinfektimin e dy shkollave të këtij qyteti, për pastrimin e territorit dhe rritjen e higjienës.
Po kështu, mësohet se personeli i DSHP-së Mat, do nisë kontrollet përveçse në dy shkollat e Klosit edhe në shkollat e tjera të këtij rrethi si, Burrel dhe Ulzë, ku numri i nxënësve është edhe më i madh. Kështu, pas dezinfektimit të shkollave të Klosit, pritet që të dezinfektohen edhe të gjitha shkollat e qytetit të Burrelit, për të parandaluar përhapjen e virusit, që ka mbërthyer nxënësit e Klosit.
Mësimi në shkolla
Për sa i takon vendimit nëse do të mbyllen shkollat apo mësimi do të vazhdojë normalisht, do të vendoset ditën e hënë.
Në rast se drejtoritë e shkollave do të evidentojnë mungesa në masën 40 për qind, atëherë autoritetet shëndetësore dhe ato arsimore do të diskutojnë mundësinë e mbylljes së shkollave apo klasave të veçanta. Mësohet se ditën e hënën do verifikohet numri i mungesave në çdo klasë. Në ato raste kur ky numër mungesash shkon në mbi 40% të të gjithë numrit të nxënësve autoritetet do të vendosin përkohësisht mbylljen e shkollave.
Sipas drejtuesve të institucioneve arsimore gjatë ditës së premte, në dy shkollat e Klosit, atë 9-vjeçare dhe të mesme, pati një numër rekord mungesash, që në total kapën shifrën prej rreth 180 nxënësish.