Obama, në Singapor për marrëveshje me rusët
Ndërsa vazhdon udhëtimin e tij në Azi, Presidenti amerikan Obama është ndalur në Japoni. Gjatë takimit me krerët më të lartë të vendit, mes bisedave për akulloret me çaj jeshil dhe kujtimeve të fëmijërisë për botën aziatike, Obama ka parashtruar vizionin e tij për ardhmërinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Azinë. Gjatë qëndrimit 24 orësh në Japoni, ai është takuar me Kryeministrin e vendit, si dhe me Perandorin dhe Perandoreshën. Pas drekës private me më të mëdhenjtë e vendit, ai është drejtuar për në Singapor, ku do të marrë pjesë në takimin e vendeve të Azi-Paqësorit. Përpos shakave, karizmës dhe retorikës, mesazhi i Obamës ishte shumë i qartë për Japoninë: Shtetet e Bashkuara synojnë thellimin e dialogut me Kinën dhe kanë ndërmend që të bashkëpunojnë me të gjitha vendet e Azisë. Këto linja të përgjithshme ai i parashtroi në një fjalim që mbajti në një sallë në qendër të Tokios, në të cilën ndodheshin 1500 persona. Ai e cilësoi veten Presidenti i parë amerikan nga Paqësori dhe u shpreh se donte që "çdo amerikan ta kishte të qartë se Shtëpia e Bardhë do të jetë e pranishme në politikën e të gjithë rajonit, pasi ajo që ndodh në Azi ka ndikim të menjëhershëm në jetën e amerikanëve". "Pikërisht në këtë zonë, kryhet pjesa më madhe e tregtisë sonë dhe blihet pjesa më e madhe e mallrave. Dhe në këtë zonë, ne mund të eksportojmë më shumë prodhime dhe të krijojmë më shumë vende pune edhe në shtëpi". Presidenti afirmoi aleancën mes Japonisë dhe SHBA-së.
Ndërkaq, për sa i përket vizitës në Singapor, Obama synon që gjatë saj të avancojë për sa i përket marrëveshjes me Rusinë në lidhje me reduktimin e armëve bërthamore. Takimin me liderin rus do ta kryejë në Samitin e 21 vendeve të Azi-Paqësorit. Qëllimi kryesor i pjesëmarrjes së Obamës në këtë takim është biseda me Medvedevin dhe me Presidentin e Indonezisë. Rusia dhe SHBA po kërkojnë një marrëveshje që do të zëvendësojë ato të periudhës së Luftës së Ftohtë. Një tjetër takim shumë i rëndësishëm dhe i rrallë i Obamës do të jetë edhe ai me liderin e juntës ushtarake të Myanmarit. Presidenti amerikan e di se do të përballet me kritika në vendin e tij për këtë takim, por kërkon që të bëjë hapa të mëtejshëm në politikën e tij të re të jashtme, që bazohet në pragmatizëm dhe dialog, larg politikës së vjetër të sanksioneve dhe izolimit. Por vëmendja e Obamës është e përqendruar te marrëveshja me Rusinë, që nëse do të konkretizohet këtë vit, do të jetë një hap përpara premtimit të tij për një botë pa armë bërthamore. Presidenti amerikan është rritur në Havai dhe Indonezi, ndaj ka një ndjeshmëri të veçantë ndaj gjithë rajonit. Veçanërisht ndaj Kinës, ai ka mbajtur një qëndrim shumë më të hapur, sidomos tani që ajo është ndër fuqitë më të mëdha ekonomike në botë. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që Kina është zhvilluar, porse bashkë me këtë zhvillim duhet të vijnë edhe përgjegjësitë e mëdha.