Vazhdon Kastro: Erleta, e sëmurë psikike

"Erleta Ukshin Hoti, si ish-bashkëpunëtore e imja, të lutem më lër rehat në jetën time, që më flet lart e poshtë për përgjegjësitë e mia. Unë jam i gatshëm për çdo gjë ndaj vajzës sime, por ti nuk më lejon ta shoh e ta prek. Erdhi momenti të flas. E do flas shumë…”. Ka qenë ky statusi i ditëve të fundit nga kantautori Kastro Zizo, për marrëdhënien e tij me Erletën, nga lidhja me të cilën ka edhe një fëmijë.
Duke folur për mediat shqiptare , ai nuk ka dhënë arsye për ndarjen, duke thënë:
"S’e di as unë pse u ndamë. Di që bëmë mirë që u ndamë", duke shtuar se emisioni i Arian Çanit ''ishte thjesht një shkëndijë."
Tutje, Kastro ka shpjeguar largimin pas lindjes së vajzës.
"Unë nuk kam ikur në asnjë moment. Unë jam përzënë në mënyrën më bastarde të mundshme. Unë jam trajtuar si një qen i marrë në rrugë... ", ka thënë ai për "Gazeta shqiptare".
Ai ka rrëfyer se nuk ka tentuar apo menduar ndonjëherë ribashkimin me Erleten, ndërsa ka disa muaj pa e parë vajzën:
"Kam disa muaj... Nuk kam si ta shoh, se është e vogël, e mitur ende. Dhe në rrugë nuk mundem, aq më tepër në atë klimë që rrethon Prishtinën, përveç faktit që nuk ma lejon njeri që ta shoh. Nuk e mendojnë që jeta s’është për ca ditë. Nuk kuptojnë që vajza do rritet dhe do më kërkojë shumë. "
Në një intervistë të para disa muajve, Erleta e ka arsyetuar kështu faktin pse nuk e lë Kastron ta sheh vajzën: Një baba që vjedh dhe vajzën e tij njëmuajshe (kursimet qe kishte mbledhur ajo – Erleta - për të voglën), nuk do të ketë vend në jetën e saj, deri sa këtë ta vendosë sistemi gjyqësor.
Duke kometuar këtë, Kastro ka thënë: "Unë nuk mund të komentoj për njerëz që kanë probleme të mëdha psikike. "
Ai ka treguar se me gruan e are ka marredhenie shume te mira, ndersa mendon "se së shpejti do martohet prapë." /Indeksonline/