E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI analize zgjedhore. Meta mbledh drejtuesit ne rrethe

 Pa u finalizuar ende procesi zgjedhor ne Tirane, LSI ka nisur analizen zgjedhore. Kjo force politike ka mbledhur ne Tirane, drejtuesit e saj ne rrethe ku kryetari Ilir Meta falenderoi ato rrethe ku sipas tij kjo force politike ka pasur rritje te votuesve krahasuar me 2009 si Tirana, Durresi,  Berati, Shkodra dhe Elbasani. 
“Në qytetin e Tiranës LSI ka arritur rezultatin e saj më të mirë ndonjëherë, gati 70% më shumë vota se sa në zgjedhjet e vitit 2009. Po kështu edhe një falënderim për të gjithë Qarkun e Tiranës ku LSI ka gati mbi 30 mijë vota në këto zgjedhje dhe ku përsëri rezultati është gati 65% më i lartë se sa në zgjedhjet e fundit të vitit 2009” tha Meta.

Por ky rezultat tha kreu i LSI nuk ka qene kudo i njejte dhe per kete kjo force politike deklaroi Meta do nise shumë shpejt ne te gjitha rrethet e vendit analiza e rezultateve zgjedhore dhe riperteritja e strukturave te kesaj partie.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›