E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje jete per filmin - Portreti i Bernd Eichinger

Bernd Eichinger ishte nje producent me mish e shpirt dhe shpesh cilesohej si i vetmi producent gjerman filmash i cili luante ne kampionatin e Hollivudit. Kjo eshte e vertete pasi askush ne Gjermani nuk ka prodhuar ne menyre te vazhdueshme si ai filma me buxhet te madh. Karriera e tij si producent eshte e pasur me suksese kinemaje. Kjo filloi me suksesin e filmit Wir Kinder vom Bahnhof Zoo 1981 dhe vazhdoi me vepra si Historia e pafund Emri i trendafilit dhe Shtepia e shpirtrave

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Filmi Parfumi Producenti Bernd Eichinger regjisori Tom Tykwer dhe aktori Dustin Hoffman. Me i njohur se shume regjisore

Vitet e fundit ketyre iu shtuan filma si Parfumi Nenshtetasi i perandorise Pjeseza elementare apo Kompleksi Baader Meinhof. Pjesa me e madhe e tyre rezultuan si suksese ne sallat e kinemase. Eichinger zuri keshtu nje vend te konsoliduar ne historine e kinemase gjermane te pasluftes. Asnje producent tjeter nuk ishte aq i suksesshem. Emri Eichinger eshte me siguri i degjuar edhe per ata qe njohin vetem regjisore dhe aktore.

Qe prej mesit te viteve 70 Eichinger i lindur ne vitin 1949 ne Neuburg buze Danubit u angazhua ne funksione te ndryshme te biznesit kinematografik. Si procudent i pavarur si bashkepronar drejtues ne firma te medha producente si ekspert per blerje dhe huazim filmash. Eichinger ndihej ne shtepi ne Hollivud njelloj si ne Gjermani. Ai arrinte te angazhonte vazhdimisht ne filmat e prodhuar prej tij yje nderkombetare te kinematografise si Sean Connery apo Dustin Hoffman.

Mbeshtetes edhe i filmave te vegjel

Ne qender te diskutimeve kur diskutohej nje prej filmave te tij ishte shpesh emri Eichinger dhe jo emri i regjisorit perkates. Nuk duhet harruar edhe se Eichinger ndihmoi ne realizimin e shume filmave me pak te njohur ne vitet 70 per shembull punime te Edgar Reitz dhe Alexander Kluge. Ai kishte filluar karrieren si student i shkolles se larte profesionale te kinematografise ne Mynih si regjisor. Ne vitin 1996 ai e provon edhe nje here veten si regjisor dhe jo pa rezultat filmi Vajza Rosemarie

Qe Bernd Eichinger ne skenen gjermane te filmit dhe vecanerisht ne shtypin e shkruar nuk ishte shume i preferuar ka te beje me menyren e berjes se shume prej filmave te tij. Venia ne skene e veprave letrare ne filmat e tij thuajse pa perjashtim shfaqte nje nivel siperfaqesor te pershtatshem per masat. Romane me volum prej qindra faqesh ne filmat e tij permblidheshin ne versione te shkurtra te tipit Readers Digest. Yje te medhenj te kinematografise para kulisave shumengjyreshe ushtri te tera figurantesh dhe truke te perpunuar teknike - keto ishin tiparet dalluese te filmave te Eichingerit.

Bernd Eichinger i pergjigjej klishese se nje producenti filmash. Per kete disa e donin por te tjere shihnin tek ai me shume nje producent te suksesshem ne planin komercial por me pak influence. Megjithate ai eshte unik ne kinematografine gjermane. Bernd Eichinger mori nje rol te rendesishem ne spektrin e skenes gjermane te kinemase dhe tani aty nje vend ka mbetur bosh.

Autor Jochen Krten / Eliana Xhani

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›