Shpallen nominimet për Golden Raspberry
Në pritje të shpërblimeve Oscar, për filmat më të mirë, ndahen edhe ‘Mjedrat’ , për realizimet më të këqija në industrinë filmike gjatë vitit të kaluar. Sivjet për nga numri i nominimeve prijnë "Saga e Muzgut: Eklipsi”, "Sunduesi i Erërave”, “Gjuetia në Ish-gruan” dhe ‘Seksi dhe Qyteti 2’.
Nominimin për rolin më të keq e fitoi Kristen Stewart, përderisa gara për shpërblim për rolin më të keq të mashkullit do të zhvillohet ndërmjet “rivalëve” filmikë Robert Pattinson, Taylor Lautner, Jack Black, Gerard Batler dhe Ashton Kutcher.
Në mesin e divave të tjera filmike që “s’janë gjë më të mira se Kristen Stewart” radhiten edhe të katër njujorkezet nga filmi ‘Seksi dhe Qyteti 2’ (Sarah Jessica Parker, Kim Cattrall, Kristen Davis dhe Cynthia Nixon), por edhe Miley Cyrus dhe Megan Fox.
Shpërblimi për rolin më të keq episodik do të mund ta “rrëmbejë” Sher, për rolin e saj në filmin ‘Burleska’, por edhe Lisa Minelli për shfaqjen e saj në ‘Seksi dhe Qyteti 2’, apo Barbara Straisand, për rolin episodik në ‘The Little Fockers’.
Për realizim ku u ‘keqpërdor’ teknologjia 3D, disa nga filmat e nominuar janë ‘Sunduesi i Erërave’, ‘Qentë dhje Macet’, ‘ Ndeshja e Titanik’, ‘Saw 3D’, etj.
Fituesit e çmimeve, si zakonisht, do të shpallen më 26 shkurt, një ditë para ndarjes së çmimeve Oscar.
Vitin e kaluar për aktoren më të keqe u shpall Sandra Bullock.