27 Janari - Dita e perkujtimit te viktimave te Holokaustit - Historia e nje te mbijetuari

Nuk ka shume deshmitare te kohes se nacionalsocializmit. Por ende ka pak te mbijetuar qe mund ta tregojne historine e tyre. Tek keta pak persona hyn edhe Rolf Joseph berlinez i lindur dhe anetar i bashkesise hebraike. Ai lindi ne vitin 1920 dhe te gjithe jeten e tij e ka kaluar ne Berlin. Kjo nuk tingellon kushedi sa interesante por fakti qe pikerisht ai ka arritur te mbijetoje ne qytetin e tij te lindjes eshte e vecanta e historise se tij. Rolf Joseph e rrefen ate here pas here para se gjithash para femijeve dhe te rinjve. Ndryshe nuk di gje me njeri thote ai.
Rolf Joseph ne shtepine e tij
Ashtu si qendron ulur ne divan Rolf Joseph me kostum te zi dhe nje album fotografik ne gjunje te duket si nje zoteri fisnik i moshuar qe te rrefen per kohen e rinise se tij. Rolf Joseph shfleton ne dosje dhe tregon fotografi dhe copeza kujtimesh E shikoni ky eshte ylli hebre ate duhet ta qepnim mire dhe ta mbanim veshur. Perhere vinin rrotull kontrollore dhe kur gjenin persona qe thjesht e kishin fiksuar me gjilpera me koke yllin ata zhdukeshin.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga kampi i perqendrimit Aushvitc.
Saga e Rolf Josephit
Rolf Joseph ka mbushur 90 vjec para disa javesh. Fakti qe ai ende jeton eshte gati si nje mrekulli. Si hebre berlinez ai i ka shpetuar disa here arrestimit nga nazistet transportimit ne kampet e perqendrimit dhe ekzekutimit. Rolfi eshte rritur ne lagjen Veding aty ka shkuar ne shkolle dhe ketu si 12 vjecar e ka ndjere se cfare do ti ndodhte si hebre. Ne vitin 1933 na erdhi nje mesues i ri. Ai erdhi ne uniformen e SA-ve trupave paramilitariste te partise punetore nacionalsocialiste gjermane - NSDAP. Pyetja e pare qe beri ishte Ka ndonje hebre ne klase Kur une ngrita doren e kuptova - nga sot do te te ike buzeqeshja. Keshtu ndodhi cdo dite ai me therriste para klases dhe me qellonte.
Rolf Joseph e rrefen me fjale te thjeshta historine e tij. Si u moren prinderit ne nje kamion per transport mobiljesh dhe u derguan ne Teresienshtat. Ishte 6 qershori 1942 kur i pa per here te fundit. Disa muaj me vone vete ai u arrestua ne rruge dhe per jave te tera u mor ne pyetje e u torturua nga Gestapoja.
Pastaj na derguan ne Aushvitc. Ka qene tmerr. Si na futen te gjitheve ne nje vagon. Gjashte te rinj ne pranga. Me 50 gra e femije. Si bertisnin dhe therrisnin ata ishte e tmerrshme. Ishte nje djale me ne nje holandez qe thoshte ju nuk e dini ku po shkoni. Po qe se shkojme keshtu te lidhur ne Aushvitc do perfundojme direkt ne soba gazi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sot nje vend perkujtimor. Hyrja ne Aushvitc
Por Rolf Joseph kishte gjetur nje dare me te cilen mundi te kepuste prangat. Per ne nuk kishte me rendesi. Kemi kercyer nga treni ne levizje.
Ai e ka treguar shpesh historine e tij dhe nuk i duhet te gjeje fjalet e duhura. Me qindra here ai e ka rrefyer ate para femijeve dhe te rinjve ne shkolla apo qendra kulturore ka treguar yllin hebre dhe fotografine e spitalit te hebrenjve ku ndenji nen pretekstin e lise. Dhe kur donin ta merrnin Rolf kerceu nga dritarja e katit te dyte dhe me shtylle kurrizore te thyer ia mbathi. Bashke me vellane gjeti mbeshtetje per tre vjet tek nje grua e varfer qe mblidhte mbeturina.
Kontribut perpercjelljen e historise tek brezat e rinj
Rolf Joseph qendroi ne Berlin qytetin e lindjes qe e mbrojti disa here. Ai flet theksin berlinez. Mes berlinezeve nuk me njihnin dot si hebre thote Rolf. Sot ai mund tu tregoje te rinjve gjera qe ata nuk do ti merrnin vesh kurre.
Per shembull atyre iu thuhet qe jane vrare gjashte milione hebrenj. Por kur ju them si Hitleri ka vrare edhe njerez te tjere jo vetem hebrenj. Me shume se gjysme milione sinti dhe rome kane vrare ata. Kane vrare homoseksuale madje femije gjermane hendikapate. Keta jane parazite te panevojshem kane thene. Prandaj ia sqaroj te rinjve se si ka qene Gjermania atehere.
Ne fund Rolf ka edhe dicka te rendesishme per te thene. Fakti qe une i mbijetova te gjitha keto nuk eshte ndonje akt heroik pata thjesht fat.
Autor Ursula Vohenrich/Lindita Arapi
Redaktoi Eliana Xhani