Një katastrofë për imazhin e ShqipërisëNga “Irish Independent”Shqipëria ndoshta nuk njihet si vatër e futbollit evropian, por Real i Madridit nuk do e harrojë kurrë udhëtimin e tyre të shkurtër mesin e javës së kaluar në shtetin ballkanik. Madridi
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Një katastrofë për imazhin e ShqipërisëNga “Irish Independent”Shqipëria ndoshta nuk njihet si vatër e futbollit evropian, por Real i Madridit nuk do e harrojë kurrë udhëtimin e tyre të shkurtër mesin e javës së kaluar në shtetin ballkanik.
Madridi ndodhej në Tiranë për të luajtur një ndeshje ndaj rishtarëve të Gramozit, duke marrë plot 2 milion euro nga dorëlëshuari shqiptar, pronar i klubit.
Megjithatë, ky rast kaq i shumë pritur (gjithmonë bëhet fjalë për Shqipërinë), u kthye në një katastrofë të marrëdhënieve me publikun, kur stadiumi u zhyt në errësirë pas fillimit të pjesës së dytë, për shkak të ndërprerjes së energjisë.
Të dyja skuadrat u detyruan të presin për 90 minuta derisa të vinte një gjenerator. Duke marrë parasysh se Reali ndodhej në fushë me gjithë yjet e tij, kjo ishte mjaft turpëruese për Gramozin, që kishte marrë borxh nga ekipet e tjera lojtar për të rritur shanset për të shkaktuar ndonjë surprizë.
Dhe në fakt shqiptarët kaluan papritur në avantazh në minutën e dytë përpara se Kaka dhe Benzema të godisnin.
Gjigandët spanjollë nuk e kishin shumë mendjen tek kjo ngjarje megjithatë, vetëm kapiteni Raul priti për marrjen e kupës.
Të ardhurat do të shkonin për viktimat e përmbytjeve në vend, por nuk ishte kjo që u bë lajmi kryesor, por ikja e dritave, me opozitën që deklaronte: Shqipëria u bë qesharake.
Megjithatë, një person nuk do të shohë anën qesharake të kësaj ngjarje, ai është drejtori i stadiumit që u pushua në vend.