E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri në ankth për gjyqin e MediutNga TemaSandrit dje i iku dita duke u marrë me gjyqin e Mediut. Gjithë telashet ia solli një djalë i vogël, 11-vjeçari Rogers Durda. Në fillim Sandri e mori lehtë. Ra dakord me Mediun që të paraqitej në seancën e gj

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri në ankth për gjyqin e MediutNga TemaSandrit dje i iku dita duke u marrë me gjyqin e Mediut. Gjithë telashet ia solli një djalë i vogël, 11-vjeçari Rogers Durda. Në fillim Sandri e mori lehtë. Ra dakord me Mediun që të paraqitej në seancën e gjyqit, ndërkohë Sandri e siguroi se do të merrej vesh me ata duke u dhënë ndonjë lek. Por këtu nisi gjithë tersllëku. As djali i vogël dhe as i ati nuk pranonin ta takonin Sandrin. Atëherë Sandri kapi një të afërmin e tyre.
- Dua t’i jap ndonjë lek këtij djalit, tha Sandri, që ka hedhë në gjyq Mediun. Ai ka të drejtë se ka humbë nënën dhe është plagosë vetë, po ky është shtet k…, s’të jep gjë. Më mirë t’i jap unë ndonjë gjë privatisht.
- Ta pyes një herë, i tha i afërmi, po kam frikë se nuk pranon.
U lidhën sërish.
- Nuk pranon, tha i afërmi i Serxhos. Thotë dua ta shikoj Fatmir Mediun në sallën e gjyqit se ai m’i ka sjellë fatkeqësitë.
- E paskeni mësu keq fëmijën, i tha Sandri. Ku e di ai që e ka vrarë Fatmir Mediu?
- S’di gjë vallahi, ai thotë që kur shkonte tek nëna e vet në fabrikë, ai xhaxhi i fabrikës, sa herë që kishte ndonjë problem, bërtiste në telefon me të madhe, fola me Mediun, më tha Shkëlzeni, i thashë Rrahmanit, etj. Këto fjalë i kishte dëgjuar çdo ditë në fabrikë.
- Qenka fëmijë mistrec ai. Pse u beson ai atyre që thonë njerëzit në telefon ashtu? Po sa herë them unë në telefon fola me doktorin, pse ti mendon se flas vërtet?
- Jo zoti Sandër, nuk tha njeri për doktorin, por për Fatmirin, për Shkëlzenin dhe për Rrahmanin. Këta mban mend fëmija. Këta të tre.
- Qenka fëmijë mistrec ai.. Po shiko mos e marrim në punë tek ndonjë emision fëmijësh që kemi ne, ose tek emisioni i Kelit, të hapë kutitë se i japim dhe një rrogë të mirë.
- Vallahi Sandër s’digjon me folë me ju. Se i është fiksu që ky Tv Klani qeka me Delijorgjin. I thashë mor babë ku e di ti, po më tha që atë ditë që vdiq mami, dhe unë po shikoja mos e gjeja në televizor, e pashë atë Delijorgjin tek ky Tv Klani.
- Qenka fëmijë mistrec ai.. Po mirë ky i ati, ça halli ka, se me fëmijët s’merret njeri. T’i japim një shtëpi në Tiranë mo burrë se po bëjmë një pallat të ri pas Stadiumit “Qemal Stafa”. Po bëjmë dhe një pas stadiumit “Dinamo”, po atë s’e kemi në emër tonë. Po deshi ia japim këtu pas stadiumit …
- Jo mor burrë, s’don shtëpi ai se ka shtëpi plot, don me u dënu ky Mediu, s’di ç’i ka hipë me atë.
- Po shiko mo burrë se po e përdorin kot, dëgjo mua. Fatmiri ka njëqind halle, ka djalin sëmurë, ka probleme të tjera, gjithë paret që ka bërë po ia marrin gjykatësit dhe avokatët. Më mirë tu japim ju ndonjë lek dhe ta mbyllim këtë çështje.
- Ore, unë t’i kisha marrë, po s’më digjon ai, ça të bëj unë.
- Po ça është ai mo burrë, se s’po e marr vesh. Se ai s’ka për të fitu asgjë. Se as që ka për t’ia heq njeri imunitetin Fatmirit, as ka për ta gjyku. Sa humbet lekët kot. T’i japim noj lek e ta mbyllim këtë çështje.
- S’di zoti Sandër çfarë të them. Po ti pse je mërzit kaq shumë se për ju të Klanit nuk kanë thënë gjë që do bëjnë padi. Për atë të 55 mund të bëjnë se ai paska bërë fabrikën.
- Po jo mo burrë se kam hallin tek vetja, por Fatmiri është shpirt njeriu. Se shiko të ishte ndonjë nga ata legenat e tjerë, s’do tu kisha marrë në telefon. Po Fatmiri s’ka lidhje me ata mo burrë. Unë them ta shikoni dhe një herë këtë punë. Se ja tani ndërrohen dhe këta anëtarët e Gjykatës, do vendosim gjithë njerëzit tanë dhe jo Fatmiri s’ka për tu dënuar, por mund të dënoheni ju për fyerje të figurës morale ndaj tij.
- Po jo mo zoti Sandër, ç’është kjo fjalë, se ja kanë ngatërruar ata avokatët. Ata s’kanë thënë që Mediu shkonte me Shkëlzenin, por kanë thënë që Mediu dhe Shkëlzeni shkonin bashkë në fabrikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›