E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri banal, plagoset shefi i krimeve në LushnjëNga TemaShefi i policisë kriminale në Lushnjë, Altin Hadëri, është qëlluar dy herë me pistoletë, duke mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së djeshme, teksa Hadëri dilte n

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sherri banal, plagoset shefi i krimeve në LushnjëNga TemaShefi i policisë kriminale në Lushnjë, Altin Hadëri, është qëlluar dy herë me pistoletë, duke mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së djeshme, teksa Hadëri dilte nga banesa e vet në Fier. Oficerët e policisë kanë mundur që të identifikojnë autorin e kësaj ngjarje, i cili është 32-vjeçari Robert Genica. Ky i fundit tashmë është shpallur në kërkim nga ana e policisë. Sipas burimeve pranë këtyre të fundit, Hadëri ka pasur një zënkë të çastit me Genicën në lagjen “15 tetori” të qytetit të Fierit, e cila ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve. Burimet thanë se Genica e ka qëlluar shefin e policisë kriminale dy herë, ndërsa më pas është larguar me shpejtësi. Ndërkohë, Altin Hadëri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku pas tre orës ndërhyrje kirurgjikale ka mundur që të shpëtojë. Ai ishte emëruar vetëm tre javë më parë në postin e shefit të policisë kriminale në Lushnjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›