E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një kënd për kulturën amerikane

Interes i jashtëzakonshëm i qytetarëve tetovarë për këndin e kulturës amerikane në qytetin e tyre. Në çeljen zyrtare mori pjesë edhe amasadorja amerikane në Shkup. "Jemi këtu në 540- vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriot Skëndërbeut, kësaj figure të madhe historike të njohur në të gjithë botën. Tetova sot i bashkëngjitet rrjetit të më tepër se 300 këndeve amerikane në gjithë botën. Nëpërmjet këtij këndi ju do të njihni më mirë kulturën, filmin, artin dhe shkencën në SHBA. Do të keni në dispozicion libra të shumtë filma, internetin për të eksploruar dhe për të zbuluar atë që ju intereson", - tha ndër të tjerash ambasadorja. Koordinatori i këtij projekti, Gëzim Sulejmani, e quajti një ditë të shënuar për të gjithë tetovarët dhe gostivarasit, sepse për herë të parë në qendër të Tetovës, ku është vendosur kendi i kulturës amerikane, do të qëndrojë i ngritur edhe flamuri amerikan. Misioni i tij është të vendosë ura miqësie mes popullit të Tetovës dhe atij amerikan. Ndërkaq, prefekti i komunës së Tetovës, Hazbi Lika, tha se hapja e këtij këndi është një sihariq për Tetovën, qytetin e dy Universiteteve dhe të gjashtë shkollave të mesme. Nëpërmjet këtij këndi do të realizohet një shkëmbim vlerash mes popujsh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›