E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu hap Institutin e Trashëgimisë

Një konferencë mbi Skënderbeun, prêt shiritin e Institutit të Trashëgimisë Kulturore"Pjetër Bogdani" në Shkup. Sot ky institut nis punën zyrtarisht. Drejtoresha e institucionit, Merushe Hoxha, tha për gazetën se hulumtimi shkencor si dhe sendërtimi i vlerave shpirtërore dhe kombëtare do të jenë prioritetet e këtij Instituti. "Është vërtet domethënëse, që ky institut të nisë punën me një session shkencor për një figurë të ndritur të historisë sonë kombëtare", - tha ajo.
Kështu në këtë sesion do të referojnë prof. Vehbi Xhemali me kumtesën shkencore "Luftrat e Skëndërbeut në Pollog dhe marrëveshja e Shkupit", Fejzulla Shabani do të referojë kumtesën "Shteti shqiptar dhe diplomacia e Skënderbeut", ndërsa Halim Purellku "Vështrim i përgjithshëm historik i veprës së Skënderbeut". Më tej drejtoresha Merushe Hoxha, tha se shumë shpejt ky Institut do të nxjerrë nga botimi një monografi të plotë për Nënë Terezën dhe një tjetër për Pjetër Bogdanin, si dhe një studim të plotë mbi letërsinë e Betejxhinjve dhe peshën e saj në historinë kombëtare. Në këtë sesionmarrin pjesë akademikë dhe studiues nga Shqipëria dhe Kosova

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›