E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, miraton tabelat përfundimtare të rezultateve të qarkut të Beratit

Ndonëse socialistët pretendonin edhe për një mandat tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi pasditen e djeshme, me shumicë votash, vendimin për tabelat përfundimtare të rezultateve të Qarkut të Beratit, për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. Sipas relacionit shoqërues të vendimit, tabelat përfundimtare mbështeten në tabelat përmbledhëse të rezultateve të sjella nga 4 KZAZ e këtij Qarku.
Për votimet e 28 qershorit në qarkun e Beratit funksionuan 311 qendra votimi, ndërsa numri i zgjedhësve  të  regjistruar ishte 169 423. Sipas rezultatit paraprak të KQZ, të publikuar mbrëmjen e 3 korrikut, në këtë Qark koalicioni  Aleanca e ndryshimit mori 3 mandate, Aleanca Socialiste për Integrim 1 mandat dhe koalicioni Bashkimi për ndryshim 4 mandate zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›