Si u ideua dhe kush e zbatoi operacionin “Shigjeta”
Autori i Lajmit: red.
Kjo luftë ishte sa e rreptë, po aq edhe e gjatë. Zanafilla e saj është në fillimet e shekullit të kaluar, në kohën kur shembeshin kufijtë e një perandorie në vdekje e sipër dhe ndërtoheshin e fuqizoheshin shtete të reja ballkanike. Në këtë luftë të zhvilluar hap pas hapi, duke filluar që nga më e thjeshta tek e përbëra dhe nga kjo e fundit në të vështirën e të ndërlikuarën, procesi luftarak u organizua, zhvillua dhe u drejtua në përputhje të plotë me vendin, kohën, faktorin politik, ekonomik dhe ushtarak të brendshëm e të jashtëm, si dhe impenjime të tjera anësore, që ndikuan direkt apo indirekt, në përfundimin apo vazhdimësinë e këtyre veprimeve luftarake.
Nisur nga këto kushte e rrethana të favorshme e disfavorshme, ecuria e zhvillimit luftarak në Kosovë u krye sipas nismave, planeve dhe objektivave të parapara të vijës politike e asaj ushtarake, në harmoni të plotë me koniunkturat e ndryshme të zhvillimeve në Ballkan, Evropë dhe në krejt rruzullin tokësor. Këto ecuri ishin të pashkëputura, nga zhvillimet e brendshme e të jashtme, të cilat me ndikimet e tyre, e shtynë procesin e fitores nga dita në ditë, drejt realizimit të misionit historik. Dhe për vazhdimësi të vet, edhe kjo luftë, ashtu si dhe luftërat e tjera, pati pikat e nxehta e kulminante, nga ku u morën kthesa të mëdha e historike. Në këtë kontekst, në analizë të tyre brenda këtyre thellësive dimensionale, është me rëndësi jetike lufta në Prekaz, Beteja e Jasharajve Legjendarë, e asaj ushtrie të vogël në numër, por të madhe në shpirt e në zemër, që me veprën e tyre madhore, ngritën peshë jo vetëm popullin shqiptar brenda në Kosovë e atë në emigracion e trojet e tjera etnike, por me sakrificën e tyre sublime e qëndresën heroike me në krye prijësin e ri legjendar të kohërave të reja, Adem Jasharin, i treguan mbarë botës se cilët janë e përse luftojnë shqiptarët.
Ofensiva gjenocidale serbe në verë të vitit 1998 dhe vazhdimi i saj dhe gjatë vjeshtës së këtij viti, në përballje me UÇK-në, u gjend përpara situatave të reja. UÇK-ja nuk ishte më ajo e viteve të shkuara. Kjo ushtri e dalë nga gjiri i popullit të vet, nuk kish qëndruar në vend. Së bashku me ecurinë e zhvillimit luftarak, UÇK-ja ishte transformuar gradualisht në ide, mendim dhe veprim. Organizimi i ri i kryer gjatë kësaj periudhe, krahas pjekjes së veprimit luftarak, kish konsoliduar strukturën e re, duke krijuar kështu kushte tepër të volitshme, për të kaluar në një formë të re lufte, në atë frontale me rreshtime luftarake tashmë të mbështetura fuqimisht në tokën e trungut amë.
U krijua ky mendim në një kohë kur Beogradi zyrtar dhe mediat e tij propagandonin me bujë të madhe “se UÇK-ja më në fund u shkatërrua”, “se UÇK ishte shpërbërë”, “se në emër të UÇK-së flisnin e vepronin grupe individësh të qenë aty-këtu”, mendime këto që në njëfarë shkalle, mbështeteshin edhe nga reaksioni i brendshëm në Kosovë, i organizuar në mënyrë të qëllimshme nga ideatorët e makinës luftarake serbosllave. Por, edhe pse UÇK-ja, u përgojua në mediat serbe, sipas interesave të vet Beogradit, ajo në vetvete, nisur nga iniciativa morale që e mbizotëronte, lëshoi më 17.02.1999 komunikatën me Nr.013 ku u bëri thirrje, “….gjithë institucioneve shtetërore, partive politike, shoqatave atdhetare dhe individëve të ndryshëm, të ndihmojnë me të gjitha mënyrat…” Kosovën në luftën e saj të përgjithshme, për çlirimin e plotë të popullit të vet, nga zgjedha koloniale serbosllave.
“Shigjeta”, vepër e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës
Pikërisht në këto situata tepër të studiuara e të koordinuara brenda vetes dhe me botën, mendimi i politikës luftarake kosovare, i ndërtuar dhe konsoliduar tashmë në një shtab të madh, të përbërë nga pjesa politike dhe ajo ushtarake, ngriti themelet për të hedhur hapin vendimtar historik, në krejt epopenë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në luftë për jetë e vdekje për çlirimin e Kosovës, nga regjimi më i urryer i të gjitha kohërave, ai serb i Beogradit të tërbuar nacionalist. Qeveria e re e dalë pas marrëveshjes historike të Rambujesë, e kryesuar dhe drejtuar me një zgjuarsi të veçantë nga Hashim Thaçi, në vazhdimësi të zbatimit të planeve të saj largpamëse në fushën ushtarake, duke qenë njëkohësisht dhe komandant i UÇK-së, hartoi projekte të reja në zbatim të obligimit historik përfundimtar. Këto detyra u zbërthyen dhe u konkretizuan më tej nga ministri i Mbrojtjes i QPK-së, ish-komandanti për shumë vite me radhë i UÇK-së, patrioti i vendosur deri në vdekje, njeriu sa i dashur, aq edhe i rreptë, patrioti i vendosur Azem Syla. Në këtë vazhdimësi, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, i drejtuar nga kolonel Bislim Zyrapi, heroi i dy luftërave në Bosnje e Kosovë, oficeri sa nacional aq edhe internacional, me veprimet që ia kërkoi koha dhe ia imponoi vetë situata e re e krijuar luftarake, i konkretizoi më tej këto ide, projekte e detyra, në kuadër të dhënies së një goditjeje të re luftarake, duke përpiluar idenë e një operacioni të madh, të koduar tashmë me emrin e mirënjohur “SHIGJETA”.
Për këtë operacion, si pjesë përbërëse e të pandarë të veprimit luftarak kosovar, ashtu si për krejt luftën gati dhjetëvjeçare, të zhvilluar në dekadën e fundit të njëqindvjeçarit të kaluar, janë dhënë mendime të ndryshme, nga autorë të gjinive të shumë fushave, këndej dhe andej kufirit imagjinar shqiptaro-shqiptar, si dhe nga disa specialistë politikë e ushtarakë përtej këtyre kufijve, ku nëpërmjet penës kanë shfaqur pikëpamjet, opsionet, vërejtjet e kritikat, për atë veprim luftarak të zhvilluar në pranverën e përgjakur të vitit 1999. Mbështetur në ecurinë politike e diplomatike botërore e evropiane, QPK orientoi SHP të UÇK-së, të marrë masat konkrete në organizimet e reja të veprimeve luftarake. Kështu, më 31.03.1999, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nxori vendimin me numër 151 për mobilizimin e përgjithshëm, për të përballuar ofensivën e re serbe, për çlirimin përfundimtar të Kosovës. Në vazhdimësi të zbërthimit dhe konkretizimit të mëtejshëm të detyrave, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, nxori njërin pas tjetrit urdhrat nr.97, datë 31.03.1999 dhe atë me nr.98, datë 31.03.1999. I pari precizonte vendimin e marrë nga ky shtab luftarak dhe i dyti garantonte sigurimin e kompletimit gjatë mobilizimit të përgjithshëm me anën e Policisë Ushtarake.
Për ndjekjen e kësaj ecurie, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, nën drejtimin e kolonel Bislim Zyrapit, në konkretizim të mëtejmë të detyrave të ngarkuara nga Hashim Thaçi, kryeministër i QPK dhe Azem Syla, ministër i Mbrojtjes, hartoi konkretisht Planin operativ “SHIGJETA”, me numër J-03/1 datë 31.03.1999, ku në mënyrë tekstuale është paraqitur organizimi i forcave, situate konkrete, detyrat e forcave tona, zbatimi, sigurimi i operacionit, komandimi dhe ndërlidhja. Ky ishte një plan parashikues paraprak, që orientoi më tej drejtuesit e operacionit për caktimin e idesë, qëllimin e operacionit, përbërjen luftarake të dy palëve, dendësinë dhe raportin e forcave, urdhrin luftarak e planin e veprimeve. I gjithë planizimi i këtij operacioni, u konkretizua dhe u zbërthye, duke u kompletuar me të gjitha kërkesat e nevojshme e të domosdoshme nga shtabi drejtues i këtij operacioni, nën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, kolonel Bislim Zyrapit.
Ngjarjet pasuan njëra-tjetrën, e me ecuri të mirëfilltë. Nga ana e ministrit të Mbrojtjes u kryen emërimet e nevojshme për komandën dhe shtabin e operacionit, ato të drejtimeve operative, të drejtimeve taktike e në disa raste deri në emërimin e disa komandantëve të batalioneve. Por, për të qenë sa më realë dhe për t i ballafaquar me fakte konkrete, ata individë që janë munduar e po mundohen të ndryshojnë historinë, është në të mirë të së tashmes dhe të së ardhmes, që gjithmonë kur flasim e shkruajmë për luftën e popullit tonë, duhet të pasqyrojmë gjithmonë realitetin e kohës, ashtu si ka qenë dhe si është zhvilluar.
Kështu, në ballafaqim të fakteve dhe argumenteve bindëse, mund të përmendim se nga ekzistenca e dokumenteve nr. 10 datë 1.04.1999, ai me nr.11 datë 1.04.1999, ai me nr.12 datë 10.04.1999, ai me nr.13 datë 17.05.1999 dhe ai me nr.14 datë 23.05.1999, paraqitet realiteti i asaj kohe dhe se këto në vetvete mbajnë vulën e Ministrisë së Mbrojtjes të QPK-së, të firmosur nga titullari i atij dikasteri, Azem Syla. Në këto dokumente, sipas hierarkisë ushtarake, janë emëruar komanda e frontit të operacionit “Shigjeta”, me komandant kolonel Bislim Zyrapin dhe shtabin e përbërë nga kolonel Spiro Butka, Shaban Musliu, Mark Shala, Shefki Abdullahu, Fadil Hoxha, Agron Haradinaj dhe Gramoz Kelmendi, të cilët të vendosur në pozicionet e tyre drejtuese luftarake, kryenë detyrat në vazhdimësi të operacionit “Shigjeta”, në përputhje me të gjitha urdhrat e detyrat e vëna, nga QPK, ministri i Mbrojtjes, Azem Syla, dhe komandanti i frontit të këtij operacioni, kolonel Bislim Zyrapi.
Në vazhdimësi të veprimeve të mëtejshme duhet theksuar se puna nuk ngeli me kaq, por u thellua më tej. Kështu, në ecurinë e rrugës për organizimin e këtij operacioni, nga ministri i Mbrojtjes të asaj kohe, Azem Syla, u emëruan komandantët e drejtimeve operative nr.1 dhe nr.2, ku përkatësisht në të parin që ishte në drejtim të Pashtrikut, u emërua Nexhmedin Kastrati, ndërsa në të dytin, atë Koshares, Rustem Berisha. Në këto emërime të kryera me interes të organizimit të operacionit “Shigjeta”, puna u konkretizua më pas. Kështu, në ballafaqim të fakteve konkrete, del se po me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, Azem Syla, u emëruan komandantët e disa drejtimeve taktike, si Uran Rexhepi drejtimi taktik nr.1, Bilal Syla drejtimi taktik nr.2, Ruzhdi Saramati në drejtimin taktik nr.3, Hysni Syla në drejtimin taktik nr.4 etj. Në vazhdimësi të zbërthimit të këtyre urdhrave e emërimeve, po nga ministri i Mbrojtjes, Azem Syla, e me firmën e tij, u emëruan edhe shtabet përkatëse të këtyre drejtimeve operative dhe atyre taktike, e deri tek emërimi i disa komandantëve të batalioneve për drejtimin taktik më kryesor, atë Nr.2 të Pashtrikut, ndër të cilët Dritan Dyrmishi, Ermir Bega dhe Agim Sallaku.
U cilësuan më sipër këta numra e shifra të dokumenteve të asaj kohe, për të vërtetuar konkretisht dhe për t u treguar atyre që kërkojnë të ndryshojnë historinë, për të ndërtuar atë në interes të individëve dhe klaneve të reja politike e ushtarake, të dala tani pas luftës si “kërpudhat pas shiut”. Në të njëjtën kohë, këto argumente të mësipërme dhe ato që do të rrjedhin më poshtë gjatë zbërthimit të detyrave të këtij operacioni, është në të mirë të historisë së popullit tonë dhe patjetër dhe të dashamirësve që kanë shkruar e do të shkruajnë në të ardhmen, që gjatë konkretizimit të kapitujve historikë, të rreshtojnë veprën e popullit dhe të bijve të tij, ashtu si ka ndodhur, pa paragjykime të ngushta partiake e ngjyrime politike.
Planizimi ushtarak i operacionit “Shigjeta”
Ngjarjet politike dhe ushtarake në fillim të vitit 1999 e më pas, rrodhën në atë mënyrë e atë rrugë , që për të ardhmen shtruan detyra dhe kërkuan avancime të mëtejme për ecurinë e zhvillimit luftarak dhe për të kurorëzuar me sukses e sa më shpejt, obligimin historik si kërkesë të domosdoshme e jetike për vet kohën, vendin dhe situatën e krijuar shumë të favorshme, në arritjen e qëllimit përfundimtar. Në këtë kontekst, mbështetur plotësisht në situatën e re e tepër të favorshme, të krijuar sidomos pas 24 marsit 1999, ditën kur Pakti i Atlantikut Verior, hodhi në veprim arsenalin e vet ajror, në luftë kundër Ushtrisë Jugosllave, u ndje nevoja e domosdoshme, për të ndërmarrë veprime më të shpejtuara. Kështu, nga komandanti i këtij fronti të ri, kolonel Bislim Zyrapi, u hodhën hapa të studiuar e të menduar mirë, për fillimin praktik të veprimeve të këtij operacioni, në përputhje me idenë e parashikuar që më parë.
Ideja e Operacionit
Në përputhje me këtë projektplan tekstual, të hartuar nga SHP i UÇK-së me në krye shefin e Shtabit të Përgjithshëm, kolonel Bislim Zyrapin, u ndërtua ideja që “me forcat e ardhura nga Perëndimi, pas organizimit e përgatitjes intensive për llojet kryesore të luftimeve, të organizohet, planizohet dhe të zhvillohet operacioni “SHIGJETA”, në frontin Bardoc (6020-6030), Papaj (3000-0020), Lujza (2570-8560), Kukës (5030-5090). Të kalohet në mësymje frontale në drejtimin kryesor Mali i Pashtrikut (6040-7050), Lubizhdë (7000-8035), Krusha e Madhe (7090-8070), Rahovec (7500-9080), Prishtinë (1500-2500) dhe në drejtimin ndihmës: Tropojë (3520-9080), Skivjan (4500-0075), Drenovc (7595-0595), Gllogovc (9035-2025) së bashku me ZO të Dukagjinit, ZO të Pashtrikut dhe ZO të Drenicës, të rrethojnë dhe asgjësojnë forcat serbe në frontin: Zhur (7080-6095), Ferizaj (2030-9050), Prishtinë (1500-2500), Koshare (3065-0080). Në vazhdimësi të luftimeve të mëtejshme për arritjen e qëllimit përfundimtar, të vazhdohet mësymja në drejtim të kufijve veriorë të Kosovës dhe në bashkëveprim me ZO të Mitrovicës, ZO të Llapit, ZO të Narodimes, ZO të Karadakut, të rrethohen dhe asgjësohen forcat serbe në rajonet e Mitrovicës (9000-4595), Prishtinës(1050-2050), Podujevës (1550-5030), Ferizajt(1095-9050) e Gjilanit(4075-9035) dhe të vendoset situata në vend”.
Kjo ide u përcaktua në mënyrë të qëllimshme e me këto synime të mëdha. Ajo ishte dhe do të ngelet si e tillë, sepse kërkonte me çdo kusht, realizimin e objektivave të obligimit të madh historik. Ajo u projektua me këtë mendim ushtarak të argumentuar, sepse ishin marrë tërësisht masat organizuese, për arritjen e qëllimit të paraparë. Për më tepër, kurajoz ishte ndërtimi i bashkëveprimit me forcat e NATO-s, gjë që nëpërmjet ngritjes së moralit, në një shkallë më të lartë të luftëtarëve të këtij operacioni, rriti më tej besimin për një fitore të padiskutueshme.
Autori është një nga ish-drejtuesit kryesorë të operacionit “Shigjeta”,
tani Kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Tiranë
Ky lajm është publikuar: 07/04/2009