E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një komedi e Vudi Alen në Akademinë e Arteve

Komedia është shkruar nga dramaturgu Alen jo shumë vite më parë, në 2003, por sipas regjisorit Milto Kutali, ajo i përshtatet çdo mjedisi social dhe gjithkush e gjen veten. Ngjarjet zhvillohen në vitin 2003 në Riverside Park, në Manhatan, ku tre njerëz - një person me famë, e dashura e tij dhe një tjetër që ka prekur njëherë humnerën - takohen.

“Riverside Park” është projekt i “Qytetit të Arteve” të AA-së dhe do të vijë me skenografi të Ilir Martinit dhe muzikë të Endri Sinës. Komedia do të shfaqet në datat 23 dhe 24 prill, në sallën e madhe të Akademisë së Arteve.
/Start/

                                                                                             2011-04-21 17:37
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›