Një kosovare imiton Zlatan Ibrahimoviç
Kosovare Asllani, futbollistja nga trojet e Kosovës, me pasaportë suedeze ka fituar nofkën “Zlatan Ibrahimoviç” i përfaqësueses për femra të Suedisë. Asllani pak javë para kamerave të “Sport-Expressen” ka xhongluar me një çamçakëz. 20 vjeçarja jo vetëm që po tregon aftësitë në fushë, por ajo ka treguar se di të manovrojë me top dhe të bëjë xhonglime edhe jashtë saj. “Ndoshta Zlatani ka goditur më shumë çamçakëzin se unë, mirëpo ai e ka pasur çamçakëzin më të madh”, ka thënë duke qeshur Asllani.