Frika nga taksat rrit rimbursimin
Nëse biznesit i vonohet rimbursimi i TVSH-së së paguar, atëherë ai ka të drejtë të mos shlyejë asnjë taksë. Urdhri i prerë i Kryeministrit Sali Berisha ka rritur në mënyrë të paparë normën e rimbursimit për bizneset, të cilat për vite me radhë janë përplasur nëpër dyert e tatimeve për të fituar të drejtën. Një biznesi i duhej të priste edhe një vit që të merrte mbrapsht diferencën për TVSH-në e paguar. Tani situata ka ndryshuar për faktin e frikës se mos subjekti privat nuk paguan taksën. Nga të dhënat zyrtare mësohet se vlera e rimbursimit të TVSH gjatë periudhës janar-gusht 2009, është rreth 2 miliardë lekë. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, ky nivel është 60 për qind më i lartë se një vit më parë.
Megjithatë, administrata tatimore pranon se ka ende vonesa në shlyerjen e detyrimit ndaj biznesit. Sipas Tatimeve, konstatohen ende raste të vonesës për rimbursime. Megjithatë, pas analizës del se këto raste janë më shumë teknike dhe jo të qëllimshme, sikundër ndodhte shpesh. Problemi i shlyerjes në kohë të rimbursimit të TVSH-së, Ministria e Financave dhe Tatimet e kanë zgjidhur në muajt e fundit, kur aprovuan ndryshimet në ligj. Sipas variantit të ri, tatimpaguesi në rastet kur gjykon që i është vonuar nga administrata me pa të drejtë, do të ndërpresë pagesën e çdolloj detyrimi tjetër në buxhetin e shtetit. Masa e re parashikon uljen drastike të barrierave administrative.
Në skemën e re të rimbursimit të TVSH-së, prioritet kanë pasur subjektet private eksportuese, që janë kryesisht fasonët (industria tekstile).