E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, dimensionet e një fushate

Fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara po shkon drejt fundit. Populli amerikan do të votojë në 4 Nëntor. Vetë SHBA mund ta shohin më ndryshe situatën ngasa e shohin europianët. Kriza financiare që pësoi vendi, në këtë prag fushate dhe që duhet thënë se i jep krahë Obamës, ishtë një krizë e paralajmëruar, amerikanët pas 8 viteve të qeverisjes Bush nuk janë më mirë sesa më parë, në fakt e kundërta është e vërtetë. 1 ndër 5 amerikanë nuk paguajnë dot shërbim shëndetësor, pasi siguracionet private jo vetëm janë të shtrenjta, por edhe nuk marrin përsipër të mbulojnë shpenzime në raste sëmundjesh të kushtueshme, niveli i papunësisë ka arritur të jetë dy pikë me i lartë sesa në momentin e saj më të keq përpara 16 vjetësh, shumë prej amerikanëve nuk mund të paguajnë më këstet për banësat e tyre, dhe mjaft prej tyre vazhdojnë të punojnë edhe pasi kanë kaluar moshën e pensionit. Prandaj amerikanët zgjedhjet presidenciale, mesa duket janë të prirur të mos i shohin së tepërmi si ideologjike, por si zgjidhje racionale dhe pragmatike. Thellimi i krizës finaciare i ka bërë ata të mendojnë se cili është personaliteti që mund të nxjerrë vendin nga kriza, cili prej dy kandidatëve është ai që do të mund të përballonte më mirë dhe më fort një gjendje depresioni në nivel federal. Është interesante të shihet se të dy krahët e politikës amerikane kanë evidentuar pak a shumë të njëjtat pika strategjike: pavarësinë energjitike (apo nga nafta), zhvillimi i biznesit në shërbim të shmarrim tresës së mesme shoqëruar me reforma fiskale, përkujdesja shëndetësore, edukimi, lufta në Irak. Slogani elektoral më i përdorur për fushatën e McCain ishte “For a Stronger America”, ndërsa ai i Obamës: “Change we Need”. Ajo që bie në sy kësaj radhe në fushtën presidenciale si tepër e veçantë është përdorimi i personazheve konkretë, ashtu siç ata janë në jetën e përditëshme. McCain gjatë debatit të tretë presidencial me Obamën përsëriti aq shumë emrin e një përsonazhi real “Joe the plumber” – Joe hidrauliku, për të nxjerr me fjalët e këtij njeriu nga populli të metat e reformave fiskale të Obamës, saqë Joe u bë përsonazh mediatik dhe lëshoi disa intervista. Ndërsa “infomercial” 30 minutësh (i datës 29 tetor) i pregatitur si reklamë elektorale nga Obama, ishte përqendruar në historitë reale të një mamaje të quajtur Rebeka, të një të moshuari të quajtur Larry, të një të veje të quajtur Juliana Sanchez, të cilët tregojnë vështirësitë e tyre në përballimin e jetës së përditëshme të një amerikani të mesëm. Këtu duhet përmendur se Obama harxhoi 3 mil. $ për këtë reklamë, dhe se CNN edhe pse iu kërkua, nuk pranoi ta transmetonte iniciativën e Obamës, pasi e quajti të padrejtë blerjen në këtë formë të hapësirës mediatike. Marketingu politik në SHBA është i njohur për sondazhet, vëzhgimet dhe parashikimet që i bën tragetit ku adresohet mesazhi elektoral dhe intensitetit me të cilin duhet goditur elektorati. Kjo sepse secili kandidat përpiqet të fitojë sa më tëpër prej votave fluturake, prej atyre personave që ende nuk kanë vendosur në cilën anë të votojnë. Fushata elektorale e Obamës ishte më inten sive, nevoja për të transmetuar një infomercial është domethënëse, përdorimi i figurës së Klinton është po ashtu domethënës, vlërësimi për të financuar fushtën elektorale me fonde private e jo me fonde publike edhe kjo ka domethënien e vet. Obama përdori të gjitha elementet e një fushate goditëse me target sa më të gjerë, për të maksimizuar efikasitetin. Ai përdori me shumicë fraza empatike e patriotike, që kundërshtari i tij i ka quajtur “empty words”, foli për “shpresën amerikane”, për “diçka të re që po lind në Amerikë”, ai tha se interesi i tij i përditshëm nuk do të jenë billionerët, por ata familiarë që mendojnë sesi të paguajnë faturat në fund të muajit, se qeverisja duhet të ofrojë dinjitet dhe shanse, tha se do të krijonte “American jobs” brenda për brenda vendit, duke frenuar frontet e punës që multinacionalet hapin jashtë Amerikës përmes delokalizimit, foli për t’u dhënë mundësinë mamave dhe baballarëve të kenë më shumë kohë të lirë për t’iu lexuar libra fëmijëve të tyre, tha se 10 billionë $ e harxhuar për luftën në Irak çdo vit do të jetë më mirë të investohen në teknologjitë e pastra në mbrojte të mjedisit etj. Të gjitha këto edhe përmes zërave të amerikanëve konkretë, me emra të përveçëm. Përkundër asaj që Europianët mendojnë se personifikohet tek Obama, ai ka folur pak për multikulturalizmin, dhe është cituar të flasë për Shtetet e Bashkuara, e jo për këtë apo atë shtet, për Amerikanët (më shumë për “middle class Americans”) sesa për amerikanët me ngjyrë apo jo, demokratë apo republikanë. Infomercial i Obamës ishte ndjekur në 22% të shtëpive amerikane. Sondazhet flasim për një epërsi, jo aq të qartë deri në ç’masë, të Obamës ndaj McCain, por flasin edhe për të ashtuquajturën “Bradley Syndrome” që ka të bëjë me faktin se të bardhët e Amerikës mund të premtojnë se do të votojnë një njëri me ngjyrë, por më së fundi nuk e bëjnë. Dhe nuk janë pak por rreth 15% e amerikanëve të cilët ende sot nuk e dinë me siguri se për kë do të votojnë, aq më tepër tani që ata do të votojnë për një zgjidhe krize nga më të thellat qysh prej depresionit të madh në Amerikë. Se sa ia ka arritur Obama të bindë amerikanët (të cilët nuk e shikojnë atë a priori si njëri me virtyte të veçanta vetëm e vetëm sepse ai është i pari kandidat për president me ngjyrë), këtë do të marrim vesh vetem më 5 nëntor, por një gjë është më e rëndësishme: përpara një viti askush nuk besonte se Obama do të arrinte deri këtu. Edhe pse mund të thuhet se Obama është pjesë e një trend-i ku gjendet bota këtë fillim shekulli, fushata e tij elektorale është tashmë fitorja e tij. Dimensionet goditëse të saj do të mbeten të admirueshme. Sa do t’ia arrijë ai të zhvillojë bizensin e vogël brenda kufijve të Amerikës, sa do të jetë e mundur të fuqizohet shtresa e mesme vetëm përmes taksimit të reduktuar për familjet me të ardhura relativisht të ulta, sa do të arrijë të bindë amerikanët të përdorin makina me lëndë djegëse ekologjike, apo sa do të arrijë të krijojë punë të reja vetëm duke shpërblyer ato firma që punësojnë vendësit e nuk dalin jashtë brigjeve, mbetet për t’u vlerësuar pas programit (eventual) të presidencës Obama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›