E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nobeli ne kimi fiton zbulimi mbi kuazikristalet

Shkencëtari izraelit, Daniel Shehtman, ka fituar Çmimin Nobel për Kiminë, për zbulimin e tij të kuazikristaleve. Sipas Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, zbulimi i Shehtmanit ka ndërruar  vizionin e shkencëtarëve e kimistëve. "Për dallim nga bindjet e mëhershme se atomet në kristale kanë shfaqje simetrike, Shehtman ka dëshmuar se atomet në kristale mund të paraqiten në forma të papërsëritshme”, thuhet në motivacionin e Akademisë.

Çmimi Nobel për kiminë mbyll vargun e çmimeve shkencore për këtë vit, pas atij të mjeksisë akorduar të hënën dhe të fizikës që u shpall të martën. Ndërsa fituesi i çmimit Nobel për letërsi do të shpallet të enjten për të pasuar të premten çmimi Nobel për paqe i këtij viti.

Çmimet Nobel janë themeluar me vullnetin e industrialistit suedez, Alfred Nobel dhe kanë vazhduar që nga viti 1901. Në vitin 1968, Banka Qendrore e Suedisë vendosi edhe çmimin për shkencat ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit, çmim ky që këtë vit pritet të shpallet më 10 tetor.

Delina Bitraku

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›