E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, motori bie në gropë, plagosen rëndë dy të rinj

DURRES – Një aksident i rëndë, me pasojë plagosjen e dy të rinjve, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 15 të qytetit të Durrësit. Burime nga policia bëjnë të ditur se motori me të cilin udhëtonin një djalë dhe një vajzë, ka rënë në një gropë që ishte hapur në mes të rrugës.

Sipas policisë, dy të rinjtë janë transportuar menjëherë në spital. Mjekët thonë se vajza është në gjendje kome ndërsa djali në gjendje tepër të rëndë. Momentalisht nuk bëhet i ditur identiteti i të plagosurve.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›