E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një letërsi në dobi të njeriut

Libri: Mali Analog

Autori: René Daumal

Përktheu: Anjeza Rramadhi

Shtëpia Botuese: Toena

Të gjitha mitologjitë kanë të bëjnë ose për një qendër të vërtetë të botës, ose për një pemë të dalë nga toka dhe që fiton qiellin, ose për një mal të shenjtë, por në të gjitha rastet ekziston një mundësi komunikimi me botën e përtejshme. Por duhet që kjo mundësi të ekzistojë, që pema ose mali të jetë aty në të vërtetë, siç janë Everesti ose Mali i Bardhë. Kjo është ajo që mendon autori i librit dhe ai mbledh një ekspeditë për të zbuluar Malin Analog. Përshkrimi i pjesëtarëve të ekspeditës i lejon autorit René Daumal të shprehë fantazinë e tij. Baza e Malit është gjetur më në fund: është përkulja e hapësirës që i ndalonte ta shihnin. “Tregimi është i pambaruar, por ai garanton që ekspedita, e zhdukur nga sytë e lexuesve, vazhdon përtej. Sigurisht që personazhet dhe rrethanat e Malit Analog janë simbolike: kjo është letërsia kur vendoset në dobinë e njeriut. Në këtë rast ajo ngjall një mënyrë të dyfishtë, siç e tregojnë vetë fjalitë. Kjo bëhet falë inteligjencës personale të autorit René Daumal, dhe të asaj që mund të quajmë lirizmi i ironisë së tij.”- shkruan Roger Nimier. Promovimi i librit “Mali Analog” i shkrimtarit francez Rene Daumal u prezantua këtë javë nga shtëpia botuese “Toena”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›