E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mini Shengen" per Evropen Juglindore"

Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, i propozon homologut te tij shqiptar, Bamir Topi, "mini Shengen" te Evropes Juglindore. Ai tha se Kosova e Shqiperia do te nenshkruajne nje marreveshje per lehtesimin e lirise se qarkullimit te njerezve dhe mallrave, duke potencuar se nje marreveshje e tille do te iniciohet edhe me vendet tjera te rajonit, per te marre shembull Evropen e Bashkuar ku njerezit levizin lirshem. "Une e kam dhene nje ide dhe e kemi biseduar edhe me presidentin Topi, qe te jete nje "mini Shengen" i Evropes Juglindore, qe te jete nje shembull i mire ku qytetaret, sikurse qe levizin lirshem veres, ju e dini se nuk ka procedura pasaportash as per ta vizituar Ulqinin, Saranden, Vloren dhe ajo realizohet pa pengesa, kurse eshte fluksi me i madh i qytetareve, pse te mos behet njesoj edhe ne pjesen tjeter te vitit", tha Sejdiu.

Thirrja

Ballkani perendimor duhet te shkeputet perfundimisht nga nacionalizmi dhe te orientohet drejt integrimeve euroatlantike. Kjo eshte thirrja e bere nga Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi, duke folur ne foltoren e Kuvendit te Kosoves, gjate vizites zyrtare dje ne shtetin e ri, me ftese te homologut te tij kosovar, Fatmir Sejdiu. Ai i ka bere thirrje Serbise, qe ne vend te implikimeve negative ne destabilizimin e Kosoves, t'i respektoje te drejtat e komunitetit shqiptar ne Serbi, ne shkallen qe e ben Kosova per minoritetin serb. Presidenti shqiptar tha se ndihej i kenaqur qe agjenden e tij per kete vit, po e niste me viziten ne Kosoven e pavarur.

Incidentet

Nderkaq, duke iu referuar incidenteve te fundit ne Mitrovice, kreu i larte i shtetit shqiptar theksoi se veprime te tilla nxiten nga ultra-nacionaliste nga Serbia. "Serbia duhet te interesohet per minoritetin e vet ne Kosove, por njekohesisht edhe t'i nxise serbet qe t'i shfrytezojne te drejtat kushtetuese qe u ofron Republika e Kosoves", nenvizoi Topi. Nderkaq, kerkoi nga Serbia qe standardet e njejta per minoritetet qe i kerkon ne Kosove, t'i respektoje edhe per shqiptaret ne Luginen e Presheves. "Respektimi dhe garantimi i te drejtave te njeriut dhe te minoriteteve eshte parim universal. Ai duhet te jete njelloj i zbatuar sa ne Shqiperi, aq edhe ne Kosove apo ne Serbi, si ne qender te Shqiperise, aq edhe ne veri te Kosoves apo ne Luginen e Presheves", deklaroi kreu i larte i shtetit shqiptar. Ai vleresoi se pavaresia e Kosoves ishte nje zgjidhje e drejte per kete vend me nje popull te shtypur, ishte zgjidhje e ceshtjes se fundit te pazgjidhur ne Ballkan, por qe ishte arritur ne bashkepunim me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe aleatet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›