E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assange prane marrjes se azilit ne Ekuador

Themeluesi i Uikiliks, i famshëm tashmë deh me emrin e tij Julia Asanzh, është pranë marrjes së azilit në Ekuador. Lajmi ishte dhënë si i sigurtë njw ditë më parë në rrjetet sociale, por që më pas është mohuar duke lënë pezull shumë pikëpyetje. I pari që ka botuar lajmin ka qenë “The Guardian”, që ka cituar një burim pranë diskutimeve mes qeverive, sipas të cilit Ekuadori është pranë garantimit të azilit për Assanzh. Por mohimi i këtij lajmi vjen drejpërdrejt nga presidenti i Ekuadorit, Rafael Korrea nëpërmjet Tuiterit, pasi ka deklaruar se do të marrë një vendim për këtë deri në fund të javës. I njëjti burim i cituar nga britanikja “The Guardian” ka rrëfyer se Ekuadori i kishte ofruar azilin Asanzh shumë muaj më parë se themeluesi i Uikiliks të strehohej në ambasadën e vendt amerikano jugor në Londër. Për momentin e ardhmja e Asanzh parashikon dhe ekstradimin nga Britania e madhe për në Zvicër ku akuzohet për ngacmime seksuale. Një akuzë kjo që sipas Asanzh është një lëvizje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si pjesë e një plani për ta dërguar në Amerikën e Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›